Mall tregtie konsiderohet ajo pasuri, e cila është përgatitur për ta tregtuar. Në mallra tregtie, sipas mendimit të shumicës së dijetarëve myslimanë, nuk bëjnë pjesë ari, argjendi dhe monedhat, por bëjnë pjesë të gjitha pasuritë e tjera. Dhënia e zekatit në mallra tregtare, sipas mendimit të dijetarëve të medhhebit hanefi, duhet t’i plotësojë këto kushte: […]
Meqë kafshët konsiderohen pasuri, atëherë s’ka dilemë se edhe për to jepet zekat. Për dhënien e zekatit të kafshëve ekzistojnë shumë hadithe, por më të njohurit janë: hadithi i Ebu Bekrit, që përshkruan sasinë e dhënies së zekatit të deveve dhe hadithi i Muadhit, i cili përshkruan nisabin për dhënien e zekatit të lopëve. Juristët […]Lexo më shumë
Zekati në ar Dhënia e zekatit në ar dhe argjend është detyrim i përfituar nga argumentet e padiskutueshme që i përmendëm më parë. Ky është mendimi i të gjithë dijetarëve myslimanë. Që të detyrohet dhënia e zekatit në ar, patjetër duhet të plotësohet kuota pasurore, i cili është së paku njëzet (20) mithkal (gjegjësisht 91 […]Lexo më shumë
Juristët e shkollës juridike hanefite, duke u nisur nga parimi i tyre se detyrim për zekat është dhënia e një pjese të pasurisë, duke filluar nga nisabi, pavarësisht se kjo bëhet në aspektin formal apo kuptimor. Nga kjo nënkuptohet se pronari i mallit ka të drejtë ta japë zekatin duke e nxjerrë një pjesë nga […]Lexo më shumë
Llojet e pasurive, për të cilat detyrohet dhënia e zekatit, janë: Zekati në ar, argjend dhe monedha, pavarësisht nga lloji, Zekati në kafshë, Zekati në mallra tregtie Zekati në xeherorë dhe pasuri të fshehur në tokë Zekati në bereqetet (mirësitë) tokësore.Lexo më shumë
Si çdo adhurim tjetër edhe zekati, që të përmbushet, duhet të plotësohen kushtet e tij. Kushtet janë ato elemente që i paraprijnë një detyrimi dhe nëse nuk plotësohen kushtet paraprake, atëherë nuk mund të ekzistojë edhe veprimi, gjegjësisht detyrimi. Juristët (fukahatë) myslimanë, i ndajnë në dy lloje kushtet e zekatit: – kushtet e detyrueshmërisë së […]Lexo më shumë
Dënimi për mosdhënien e zekatit nuk është vetëm në jetën e kësaj bote, porse për të ka dënim edhe në jetën e botës tjetër, veçanërisht kur dihet se zekati është hak i të varfërve, skamnorëve dhe kategorive të tjera që i përmend Kur’ani Fisnik. Sa i përket dënimit në jetën e botës tjetër (Ahiret), për […]Lexo më shumë
Po të marrim parasysh vlerën dhe rolin e detyrueshmërisë së zekatit në shoqërinë islame, s’ka dyshim se mosrespektimi i kësaj norme ka pasoja për individin dhe shoqërinë. Në anën tjetër, meqë zekati është kategori Kur’anore, dispozita e të cilit është farz, mosrespektimi apo moszbatimi i këtij farzi në vetvete shoqërohet me sanksione (masa disiplinore). Pikërisht […]Lexo më shumë
Është krejt normale që njerëzit nuk janë të barabartë në të mirat e kësaj jete dhe pikërisht për këtë arsye gjithherë ndihet nevoja e ndihmës reciproke mes njerëzve në përgjithësi dhe mes besimtarëve islamë në veçanti. Në këtë segment, urtësitë nga detyrueshmëria e zekatit janë të shumta, por më thelbësoret janë: Me dhënien e zekatit […]Lexo më shumë
Për rolin dhe rëndësinë e zekatit flet mjaft vetëm fakti se ai bashkë me namazin në Kur’anin Fisnik përmendet në 32 vende, që nënkupton lidhshmërinë e këtyre dy farzeve mes tyre. Zekati është bërë detyrim (farz) në muajin Sheval në vitin e dytë të Hixhretit, pasi ishte bërë detyrim agjërimi i Ramazanit dhe sadakatul fitrit. […]Lexo më shumë