Pagesa e zekatit në vlerë

Juristët e shkollës juridike hanefite, duke u nisur nga parimi i tyre se detyrim për zekat është dhënia e një pjese të pasurisë, duke filluar nga nisabi, pavarësisht se kjo bëhet në aspektin formal apo kuptimor. Nga kjo nënkuptohet se pronari i mallit ka të drejtë ta japë zekatin duke e nxjerrë një pjesë nga thelbi i mallit, por ka të drejtë ta japë zekatin edhe në vlerën e saj. Ky parim vlen për prodhimet e tokës, për të cilat jepet 1/10 (‘ushr), ose zekati për tokën, për të cilën paguhet tatimi për kokë banori (haraç), sadakatul fitr, në kefaretet me përjashtim të lirimit të robit dhe te kurbanët.

Kur është fjala për zekatin e kafshëve, dijetarët e shkollës juridike hanefi, theksojnë se vlera e zekatit llogaritet në ditën e dhënies së zekatit e jo në ditën e detyrueshmërisë, kurse vlerësimi bëhet sipas vendit ku gjendet pasuria. Pra, sipas juristëve të shkollës juridike Hanefi, dhënia e vlerës për zekat është e ngjashme sikur dhënia e një pjese të nisabit, sepse edhe ajo konsiderohet pasuri. Këtu qëndron edhe përparësia se është më lehtë për personin që jep zekat, e ndoshta edhe më efektive për të varfrin, sepse ai këtë pasuri, të marrë si zekat, mund ta shfrytëzojë për nevojat më parësore të tij.

Dr. Jusuf Kardavi, në studimin e tij të thellë mbi çështjen e zekatit, thotë se mendimi i shkollës juridike hanefite është shumë më i përshtatshëm dhe më efikas në kohën e sotme, e veçanërisht kur ekzistojnë institucione që bëjnë mbledhjen dhe vlerësimin e zekatit.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: