Detyrueshmëria e zekatit

Për rolin dhe rëndësinë e zekatit flet mjaft vetëm fakti se ai bashkë me namazin në Kur’anin Fisnik përmendet në 32 vende, që nënkupton lidhshmërinë e këtyre dy farzeve mes tyre. Zekati është bërë detyrim (farz) në muajin Sheval në vitin e dytë të Hixhretit, pasi ishte bërë detyrim agjërimi  i Ramazanit dhe sadakatul fitrit. Kjo vërtetohet me hadithin e transmetuar nga Kajs b. Sa’d b. Ubade, i cili ka thënë: “I Dërguari i Allahut na urdhëroi për dhënien e sadakatu-l- fitrit, para se të na detyrohej zekati, e më pas na u bë farz zekati.” (Transmetojnë Ahmedi, Nesaiu, Ibn Maxheh)

Argumente se zekati është farz (detyrim) kemi në shumë ajete Kur’anore dhe hadithe të Profetit a.s. si dhe në bazë të konsensusit të dijetarëve myslimanë (ixhmait).

Argumentet nga Kur’ani Fisnik janë të shumtë, por po përmendim vetëm disa prej tyre. Allahu xh.sh., në Kur’anin Famëlartë, thotë:

خُذْ مِنْ أَمْوَا لِهِم صَدَقَةً تُطَهِّرُهُمْ وَ تُزَكِّيهِمْ بِهَا وَ صَلِّ عَلَيْهِمْ إِنّ صَلاَتَكَ سَكَنٌ لَهُمْ وَ اللهُ سَمِيعٌ عَلِيمٌ

Merr prej pasurisë së tyre (të atyre që pranuan gabimin) lëmoshë që t’i pastrosh me të dhe t’ua shtosh (të mirat) dhe njëkohësisht lutu për ta, se lutja jote është qetësim për ta. Allahu dëgjon e sheh.” (Bekare:103)

Dhe ajeti tjeter:

وَ آتُو الزَّكَاةَ

Dhe jepeni zukatin

Meqenëse ajetet Kur’anore, që flasin për zekatin, janë gjithëpërfshirëse, detajimin dhe sqarimin e tyre, në mënyrë konkrete, e bëri Muhammedi a.s. përmes synetit të tij. Andaj kemi edhe shumë hadithe që argumentojnë mbi detyrueshmërinë e zekatit.

Në mesin e atyre haditheve që argumentojnë detyrueshmërinë e zekatit është edhe hadithi i Profetit a.s. i cili ka thënë: “Islami është ngritur në pesë shtylla: dëshmia se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi a.s. është i dërguari i Tij, falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i Ramazanit dhe kryerja e Haxhit për ata që kanë mundësi.”(Buhariu nga Abdullah b. Omeri r.a.)

Kemi hadithin tjetër, kur Profeti a.s. e dërgoi në Jemen Muadhin dhe i tha: “Mësoji ata se vërtet Allahu i detyroi me zekat, i cili merret nga të pasurit e tyre dhe kthehet te të varfrit e tyre.” Gjithashtu kemi edhe hadithin e Profetit a.s. nga Haxhi i lamtumirës, ku, përveç të tjerash, ka thënë: “O ju njerëz, adhurojeni Zotin tuaj, falni pesë kohët e namazit tuaj, agjërojeni muajin tuaj, vizitojeni shtëpinë e Zotit tuaj (bëni Haxhin dhe Umren) dhe jepeni zekatin e pasurisë suaj, me të freskojini shpirtat tuaj dhe do të hyni në Xhenetin e Zotit tuaj.

Sa i përket konsensusit islam (ixhmait) është i pakundërshtuar fakti se të gjithë dijetarët myslimanë të të gjitha vendeve dhe kohëve janë të njësuar për detyrueshmërinë e zekatit. Këtë detyrim (farz) nuk e ka kundërshtuar asnjë dijetar islam.

Pra, zekati është farz që nuk mund të lihet. Ai që e kundërshton detyrueshmërinë e zekatit ka bërë kufr (konsiderohet i dalë nga feja), kurse moszbatuesi i zekatit llogaritet njeri me mëkate dhe për këtë ndëshkohet.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: