Urtësia e zekatit

Është krejt normale që njerëzit nuk janë të barabartë në të mirat e kësaj jete dhe pikërisht për këtë arsye gjithherë ndihet nevoja e ndihmës reciproke mes njerëzve në përgjithësi dhe mes besimtarëve islamë në veçanti. Në këtë segment, urtësitë nga detyrueshmëria e zekatit janë të shumta, por më thelbësoret janë:

  • Me dhënien e zekatit bëhet pastrimi shpirtëror i njeriut, e edhe pastrimi i pasurisë, ndërsa këtë e përfitojmë nga vetë kuptimi i shprehjes zekat. Në anën tjetër, dhënia e zekatit ndikon në ruajtjen e pasurisë nga duart e kriminelëve dhe zullumqarëve. Profeti a.s. i porosiste sahabet (bashkëkohësit) duke iu thënë: “Ruajeni pasurinë tuaj me anë të zekatit, shërojini të sëmurët tuaj me anë të sadakave dhe largojini belatë (të këqijat) me anë të lutjeve.” (Taberani)
  • Zekati është ndihmon të varfrit duke i rehabilituar në mundësinë e veprimit, nëse janë të shëndoshë, dhe duke u siguruar një jetë më të këndshme, nëse e kanë të pamundur. Me anë të zekatit luftohet sëmundja më e rrezikshme e shoqërisë njerëzore, e cila sjell pasoja të mëdha, varfëria, e cila ndikon te çrregullime në shoqërinë njerëzore.
  • Me anë të zekatit arrihet mënjanimi i veseve të liga te njeriu, siç është mendjemadhësia, e cila më së shumti gjendet te të pasurit, koprracia dhe robëria ndaj pasurisë. Përmes dhënies së zekatit fitohet shpërblimi në jetën e botës tjetër, sepse besimtari islam është i bindur në faktin se kjo botë është kalimtare dhe e shkurtër, andaj, gjithherë, aspiratë e tij është fitimi i jetës së botës tjetër.
  • Me dhënien e zekatit, besimtari islam rrit nivelin e humanizmit, solidaritetit dhe në mënyrë praktike dëshmon se është i gatshëm të sakrifikojë çdo gjë për hir të Allahut xh.sh.
  • Me dhënien e zekatit shton edhe bereqetin e pasurisë së ngelur. Allahu xh.sh. thotë:

مَثَلُ الَّذِينَ يُنْفِقُونَ أَمْوَالَهُمْ فِي سَبِيلِ اللَّهِ كَمَثَلِ حَبَّةٍ أَنْبَتَتْ سَبْعَ سَنَابِلَ فِي كُلِّ سُنْبُلَةٍ مِائَةُ حَبَّةٍ وَ اللَّهُ يُضَاعِفُ لِمَنْ يَشَاءُ وَ اللَّهُ وَاسِعٌ عَلِيمٌ

Shembulli i atyre që pasurinë e tyre e japin në rrugën e Allahut, është si i një kokrre që i mbin shtatë kallinj, në secilin kalli mbijnë njëqind kokrra. Allahu ia shumëfishon atij që dëshiron, Allahu është Bujar i Madh, i di qëllimet.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: