Të jesh optimist

Optimizmi është një prirje ose tendencë për të parë anën më të favorshme të ngjarjeve ose kushteve dhe për të pritur rezultatin më të mirë.

Islami është një fe që thërret për optimizëm dhe besim. Pavarësisht nga vështirësitë që kaloi në jetën e tij, Profeti Muhamed (paqja qoftë mbi të) u frymëzonte shpresë dhe lumturi atyre përreth tij. Ai (paqja dhe bekimet qofshin mbi të) ka thënë: “Jini optimist dhe e mira do të gjendet”.

Në betejën e Ahzabit, myslimanët u gjendën nën një rrethim të paparë. Ushtria e madhe e mosbesimtarëve qëndronte në njërën anë dhe fisi Beni Kurejdha në anën tjetër. Ndërkohë, Profeti (paqja dhe bekimet qofshin mbi të), udhëheqësi i të gjithë optimistëve, u informua për një gur të madh në një llogore që myslimanët po gërmonin për të parandaluar hyrjen e armiqve në qytet. Sahabët nuk ishin në gjendje të thyejnë shkëmbin, kështu që Profeti (paqja dhe bekimet qofshin mbi të) hyri në llogore, mori një sëpatë dhe e theu atë ndërsa shqiptonte fjalë inkurajuese që frymëzuan shpresë në ushtrinë e tij. Pavarësisht nga rrethimi i afërt, përmasat e vogla të ushtrisë myslimane, ftohtësia e errët, errësira e natës, Profeti ynë i dashur (paqja dhe bekimet qofshin mbi të) mbeti optimist dhe shpresëplotë!

Profeti (paqja dhe bekimet qofshin mbi të) thoshte: “Unë e dua optimizmin”. Ai e donte optimizmin edhe kur bëhej fjalë për zgjedhjen e emrave. Për shembull, ai ndryshoi emra të tillë si Sa’ab (vështirë për t’u marrë vesh) në Sahl (lehtë për t’u kuptuar) dhe Harb (luftë) në Selam(paqe).

Postime të ngashme

%d bloggers like this: