Urtësia në urdhrat dhe ndalesat e Allahut
Feja Islame e trajton jetën e njeriut në të gjitha drejtimet e saj, i tregon njeriut rrugët e kënaqësisë dhe të lumturisë në dynja dhe ahiret, duke u bërë orientuesi i tij. Ajo ka vendosur rregulla dhe ka dhënë informacione të mjaftueshme në lidhje në fusha të ndryshme të jetës sociale dhe marrëdhënieve ndërnjerëzore siç mund të përmendim botën e besimit tek njerëzit, adhurimet e tij, ngrëniet pirjen dhe veshjen. Ky informacion dhe këto rregulla, nuk janë ngarkesa, ndërhyrje apo pengesa që bien në kundërshtim me përbërjen, natyrshmërinë apo krenarinë e njeriut, përkundrazi është një mbështetje për të, i jep atij një forcë metafizike dhe një koncept logjik që reflektohet qartë me anë të mëshirës dhe mëshirës së Allahut ndaj krijesës njeri. Pasi Allahu e krijoi njeriun nga asgjëja dhe e di më së miri se cilat gjëra janë të dobishme dhe të dëmshme për të. Të pranosh të mëdha ato gjëra që Allahu i quan të mëdha apo të pranosh të vogla ato gjëra që Allahu i pranon për të vogla, është shenja më e madhe e lidhjes së zemrës me Allahun dhe e të jetuarit brenda rrethit të devotshmërisë. Ky është një parim themelor i Islamit. Kjo e vërtetë është shprehur në Kuran në këtë mënyrë: “Po, kështu është! Ndërsa kush madhëron shenjat e fesë së Allahut tregon përkushtimin e zemrës së tij. (Haxh 22/32) Për rrjedhojë, urdhrat dhe ndalimet e Allahut t’i pranosh dhe t’i praktikosh në jetë është treguesi i rëndësishëm i besimit tek Allahu dhe lidhjes me Të. Allahu e ka krijuar njeriun nga hiçi dhe e ka pajisur me mirësi e begati të panumërta. Këto mirësi nuk mbeten të kufizuara vetëm me ato që i janë dhënë njeriut; çdo gjë që është në tokë apo në qiell është përgatitur për të qenë në shërbim të tij, madje mund të themi që janë nën urdhra të njeriut. Kjo e vërtetë shprehet në këtë formë në Kuran: “A nuk e shihni se si Allahu jua ka bërë të mundur t’i shfrytëzoni të gjitha ato që gjenden në qiej dhe në tokë të dukshme e të padukshme? E megjithatë disa njerëz polemizojnë për Allahun pa kurrfarë dijenie, pa kurrfarë rrëfyesi dhe pa libër ndriçues (Llukman 31/20). “Allahu është Ai që ka krijuar qiejt dhe tokën. Ai lëshon ujë nga qielli e nëpërmjet tij nxjerr fruta si ushqim për ju. Ai ka vënë në shërbimin tuaj anijet, që me lejen e tij, ju lundroni me to nëpër këtë. Ai ka krijuar lumenjtë për dobinë tuaj, e po ashtu edhe diellin dhe hënën, që lëvizin vazhdimisht. Ai ka vënë në shërbimin tuaj natën dhe ditën. Ai ju jep gjithçka që i kërkoni. Edhe nëse përpiqeni t’i numëroni dhuntitë e Allahut, nuk do të mund t’i numëroni dot. Njeriu është vërtetë i padrejtë dhe mosmirënjohës. (Ibrahim 14/32/34). “Është Ai që për ju ka krijuar çdo gjë që ka në tokë” (Bekare, 2/29). Nga ajetet e përmendura më sipër është nxjerrë ky rregull juridik, që, “me përjashtim të jetës, nderit dhe namusit, parimisht gjithçka në univers është mubah. Për atë që nuk ka argument se është haram, pranohet se është mubah, e lejuar.” Po t’i mbetej vetëm mendjes e drejta për të bërë diçka hallall apo haram, dikush do të thoshte vetëm hallall, e dikush tjetër vetëm haram. Ndërsa të tjerët do të ngeleshin të hutuar. Përfundimisht në vendet që kanë ngelur larg dritës së shpalljes hyjnore kështu ka ndodhur dhe vazhdon të ndodhë. Këtu duhet të kihet kujdes ajo që, kjo liri veprimi, u është njohur në mënyrë të barabartë të gjithë njerëzve njësoj, njeriu nuk është krijuar për njeriun dhe nuk janë mubah për njëri-tjetrin, për këtë arsye jeta dhe nderi i njerëzve nuk është mubah për njeri-tjetrin. Jo vetëm kaq, por njeriu nuk ka të drejtë ta përdorë jetën dhe nderin e tij sipas dëshirës së vet. Njerëzit, nuk janë krijuar për vete, por për të qenë robër të denjë të Allahut. Nga të gjitha gjërat që ekzistojnë në sipërfaqe të tokës për njerëzit ka aspekte dhe hapësira për të përfituar prej tyre. Kjo mënyrë përfitimi tek disa është në gjendje pozitive ndërsa tek disa të tjerë është në gjendje negative. Edhe pse janë të dobishme, jo çdo gjë, në çdo formë apo mënyrë dhe jo për çdokënd ka kuptimin se janë të dobishme, në një pjesë të tyre ekzistojnë edhe anë të dëmshme të tyre. Hapësira e hallallit që Allahu i Madhëruar i ka dhuruar njeriut, për atë që kërkon kënaqësinë e kësaj bote, kënaqësinë, lumturinë dhe rahatinë, hapësira e të lejuarës është e mjaftueshme për të gjitha këto kënaqësi. Kufijtë e hallallit e mundësojnë kënaqësinë e vërtetë, pa patur nevojë të hyhet në haram. Në lezetet dhe kënaqësitë që nuk janë hallall dhe të lejuara ka shume vuajtje, dhimbje dhe dënime si në këtë botë, ashtu dhe në ahiret. Për ata që jetojnë brenda hapësirës së hallallit, të orientuar siç duhet, Allahu për ta ka përgatitur në ahiret një jetë të shkëlqyer dhe të vazhdueshme, gjë të cilën na e informon mbi të gjitha Kurani si dhe të gjithë librat e shenjtë në formën e një përgëzimi. Në themelin e urdhrave dhe ndalesave jepet ky mesazh: Allahu fuqiplotë është i Zoti i vërtetë i mallit dhe e administron atë si të dëshirojë. Njerëzit janë robërit dhe njëkohësisht pronë e Tij. I zoti i pronës në pronën e tij e administron dhe e përdor sipas dëshirës së tij, për rrjedhojë, Ai është i Plotfuqishmi dhe Gjykatësi Absolut i përcaktimit dhe vendosjes së rregullave të veprave dhe sjelljeve tona. Krahas kësaj, Allahu i cili e dërgoi njeriun për t’u sprovuar i ka dhënë atij një domethënie hilafeti (mëkëmbësi), të drejtën për të ndërhyrë dhe ndikuar në materie, gjë kjo e cila është një pronësi dhe zotërim relativ. Njerëzit, duhet t’i dorëzohen dhe binden atyre që dëshiron Allahu; edhe në ngjarjet të cilat janë mrekulli të vërteta, por si pasojë e adaptimit të përditshëm me ta na duken të pavlera, në çështjet e ndërhyrjes në atë që quhet materie na është dhënë kjo e drejtë që është relative dhe e kufizuar. Allahu dhe Profeti i Tij disa ushqime dhe pije dhe disa sjellje i kanë bërë haram, i kanë ndaluar. Arsyen e bërjes haram të një pjese të tyre e kanë sqaruar ndërsa një pjesë tjetër jo. Për qindra harame dhe të ndaluara që janë sqaruar, arsyetuar dhe janë të argumentuara edhe nga ana logjike, kur shihet qartë se ato janë për të mirën dhe në interes të individit dhe shoqërisë, me qëllim që të sigurojë lumturinë e pafund, për një mendje të arsyeshme është i pashmangshëm ky përfundim: “Meqenëse në të gjitha këto harame të konceptuara dhe nga dituria dhe mendja jonë ekzistojnë kaq shumë urtësi dhe dobi, padyshim që edhe për të ndaluara të tjera që rrjedhin nga i njëjti burim të dhënash do të gjenden urtësi dhe të vërteta të patjetërsueshme. Ç’do njeri që ka besuar duhet të dijë dhe besojë në urtësitë e punëve dhe urdhrave të Allahut. Njëkohësisht, sido që të jenë urtësitë dhe dobitë e urdhrave dhe ndalesave në raport me të qenit rob të Allahut, qofshin të kuptueshme apo jo për ne ato, duhet të veprohet me to siç na janë sqaruar dhe urdhëruar dhe duhet të kemi gjithmonë parasysh se mund të ketë urtësi të panumërta të cilat arrijmë t’i kuptojmë apo jo. Në urdhrat dhe të ndaluarat, krahas urtësive që dihen dhe shihen me sy mund të jenë edhe ushqimi i zemrës, shpirtit, ndjenjave, të fshehtave të tjera në përbërjen tonë, orientimit drejt Allahut si dhe qëllime të tjera të rëndësishme si këto. Në punët dhe veprimtaritë tona të përditshme, edhe sikur gjërat e bëra hallall apo haram të jenë në përputhje nga ana kuptimore me mendjen, logjikën dhe urtësitë të shprehura këto qartë, robi tek ato duhet të ketë kusht primar “të qenët të urdhëruara” të tyre. Në këtë mënyrë njeriu, duke i kryer ibadetet dhe veprat e Tij me mendimin vetëm për t’iu bindur urdhrave të Allahut e mëson dhe e përgatit veten sinqerisht në konceptin e të qenurit rob i denjë i Tij. Tani duam të ndalemi në çështjet personale dhe shoqërore të jetës, të cilat janë të pashmangshme.