Llojet e Tavafit

Veç tavafit të vizitës (tavafi ifada), që është ndër ruknet e haxhit, ka edhe tavafe të tjera që mund të jenë farz, vaxhib, sunet dhe nafile. Sidoqoftë, të gjithë bëhen njëlloj. Një pjesë e tavafeve janë të lidhur me haxhin dhe një pjesë e tyre nuk kanë të bëjnë me haxhin. Tavafet e lidhura me haxhin janë të mëposhtmet: Tavafi i kudumit, tavafi i vizitës, tavafi i lamtumirës. Ndërsa tavafi që bëhet në umre quhet tavaf i umres. Këto janë sqaruar në paragrafët përkatës. Ndërsa tavafet që nuk janë të lidhura me haxhin dhe me umren janë këto: * Tavafi nedhr. Nëse dikush është përkushtuar për të kryer tavafin, duhet ta çojë në vend nijetin e tij. Nëse është caktuar një kohë për nedhrin, kjo kohë duhet respektuar. Nëse nuk është caktuar një kohë, atëherë tavafi duhet kryer në një kohë të përshtatshme. * Tavafi “tahijjetul mesxhid”. Kur hyhet në një xhami, është sunet të falen dy rekate “tahijjetul mesxhid”. Ndërsa kur hyhet në Mesxhidul Haram, për të shprehur respektin dhe për të përshëndetur mesxhidin është mustehab që të bëhet tavaf. Kjo quhet tafav “tahijjetul mesxhid”, që ka kuptimin e tavafit të përshëndetjes. Tavafi që bëhet për haxh dhe për umre e zëvendëson këtë. * Tavafi “tatavvu” (nafile). Ky është një tavaf nafile që bëhet kur gjendet rast gjatë kohës së qëndrimit në Mekë, përveç tavafeve që bëhen në lidhje me haxhin dhe umren.

Postime të ngashme