Drejtohu edhe një herë Atij

Pikat e shiut zbresin në horizontin tonë si pika mëshira të rëna nga horizontet e dhembshurisë. Mbi vete mbartin vulën e ngrohtësisë dhe dhembshurisë. Për këtë arsye duke njohur mirësinë e çastit të zbritjes së pikave mëshironjëse të shiut, duhet të ulemi e t’i lutemi Të Madhëruarit në çastin e pranimit të lutjeve. Lutja më e rëndësishme për ne, madje më e rëndësishme se lutja ku kërkojmë shpëtimin tone është ‘Zoti im ! Bëj që emri Yt të dëgjohet në të katër anët e botës. Hapi zemrat tona dhe zemrat e njerëzve në të gjithë botën ndaj besimit, Kuranit dhe mirësisë! Na udhëzo ne në rrugën Tënde! Bashkë me çdo pike shiu që bie nga qielli ne vendosim këtë lutje në krahët e çdo engjëlli të ulur në tokë.”

Sot e shoh dhimbjen dhe shtypjen e botës islame me zemër të pikëlluar dhe sy të mbushur me lot gjaku. Ato të cilët janë të ekspozuar ndaj dhunës dhe shtypjeve për shkak të përkatësisë së tyre islame apo ato që dhunohen për shkak të tokave apo kërkojnë pavarësinë organizojnë konferenca dhe përpiqen të ngrenë lart zërin, kërkojnë mbështetjen e arenës ndërkombëtare dhe ndihmën e popujve të tjerë.

Por fatkeqësisht akoma nuk kam dëgjuar një Allah të nxjerrë nga shpirti nga këta njerëz të cilët dhunohen për shkaqe të ndryshme përveç lutjeve të bëra në vendet e shenjta apo ato të bëra nga Sudejsi. Fjalën time mos e merrni si një kritikë, ju lutem. Edhe unë jam mysliman laavdi Zotit, e ndjej në shpirtin tim dhimbjen e myslimanëve të tjerë. Por në kuadrin e një llogarie të egos po përpiqem të shpreh një mangësi të besimtarëve. Nuk po paragjykoj. sigurisht që ka prej atyre të cilët luten, derdhin lot por sa është numri i tyre vallë? Nëse ne akoma vazhdojmë ta pimë çajin tone të ngrohtë ndërkohë që fëmijët e myslimanëve vriten atëherë kjo do të thotë se ka rënë një tulle e shpirtit tone apo jo?

A i jemi lutur ndonjëherë Zotëruesit të punës ashtu siç i lutemi zotëruesve të përkohshëm të saj? Ndonjëherë kjo përfshin dhe vështirësi që kalojnë vullnetin tone. Por a i jemi lutur sa duhet Zotit duke iu drejtuar me fjalët : “Zoti im, sikur të doje Ti do t’i zhdukje ata dhe mua që më përpara. Por a do të na shkatërroje për atë që bënë disa mendjelehtë mes nesh?‘ (A’raf, 7/155).

A kemi qarë si Ejubi?

Supozohet se problemi mund të zgjidhet në platforma të ndryshme politike me ndërmjetësimin e një personi të caktuar. Problemet zgjidhen bazuar në kriteret e kësaj bote dhe madje duke i imituar njerëzit e saj thuhet ‘ Për çfarë duhet të qajmë e të përgjërohemi? ‘. Por harrohet se burimi më i rëndësishëm i forcës për besimtarin është besimi dhe përsëritja e “Lâ haule ue lâ kuvvete il’lâ bil’lâh”. Ky besim dhe këmbëngulje është një diamant nga thesaret e parajsës dhe është pasqyrim i fuqisë dhe forcës së Azizu Kahharit. Nuk ka asnjë problem të pazgjidhur përsa kohë besimtarët mbështeten tek kjo derë. Shpeshherë kam përmendur fjalët e Imamit Alvar i cili thotë :

A thua vallë nuk do të pyesë për ty / nëse gurgullon si uji  / qan si Ejubi / dhe të digjet shpirti?

A nuk na është hapur dera sa here që kemi gurgulluar si uji apo qarë si profeti Ejub? A nuk na kanë pyetur se ç’është kjo erë kur nga shpirti ynë ka dale një aromë e djegur? Unë nuk e shoh këtë përgjërim në botën islame, ndoshta jam unë ai që nuk e sheh, ndoshta ka prej atyre të vuajturve të cilët i ngrenë duart lart dhe i luten dëshpërimisht.

Por lutjet e bëra bashkërisht pranohen më shumë se ato të bëra vetëm. Nuk mjaftojnë lotët e disa personave të njohur të bashkësisë islame për zgjidhjen e problemeve. Tek Dhiata e Vjetër tregohet sesi Daudi (a.s) i është lutur Zotit duke qarë për 25 vite me radhë. Në shumë libra thuhet se lulëzonin vendet ku binin lotët e Daudit (a.s). Kjo është një fjalë e thënë në emër të hiperbolizimit por përbën një shembull të rëndësishëm për të treguar lotët e Daudit (a.s) përballë kritikave.

Ja pra nëse hallet e botës islame bëhen dhe hallet tona lëndinat duhet të mbarojnë me lotët tanë. Mendimi i kërkimit strehë tek Zoti duhet të lartësohet në shpirtrat tanë. Para së gjithash duhet të kalohet problemi i besimit i shpirtrave të besimtarëve. Të gjithë duhet ta besojmë përzemërsisht Zotin. t’i besojmë dhe t’i drejtohemi edhe një here Atij.

Zoti i madhëruar urdhëron: ‘O besimtarë ! Ju keni përgjegjësi vetëm për veten tuaj. ai që është i humbur nuk mund t’ju dëmtojë nëse jeni në rrugë të drejtë.’ (Mâide, 5/105) Nëse ju e keni bërë zgjedhjen tuaj në rrugën e udhëzimit dhe nëse udhëzimi është shndërruar në thellësi të natyrës suaj, përpiqeni t’i bëheni robër Allahut dhe ftoni edhe të tjerët në këtë adhurim atëherë asgjë dhe askush nuk mund t’ju dëmtojë.

Nuk ka arsye pse Zoti të shkatërrojë punët e bëra për hir të Tij nëse ne jemi njerëz të sigurt në mbajtjen e porosisë. Kërkimi i burimit të problemeve tek vetja është tipar dallues i besimtarit. Atëherë le të shohim nëse jemi një shpirt i përkushtuar për atë porosi, nëse jemi zbatues të urdhrave të Tij dhe mbajmë përherë dorën në zemër.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: