Çfarë mësova në jetë…

Mësova se shkolla më e mirë në botë është pranë këmbëve të një të moshuri.

Mësova se sikur një njeri i vetëm të më thotë: “Ma mbushe ditën” dhe mua më mbushet dita.

Mësova se të përgjumet një foshnjë në krahë, është ndër ndjenjat më paqësore në botë.

Mësova se është më mirë të jesh i dashur, sesa të kesh të drejtë.

Mësova se asnjëherë nuk duhet t’ia refuzosh dhuratën një fëmije.

Mësova se gjithmonë mund të lutem për dikë, nëse s’kam mundësi ta ndihmoj.

Mësova se nganjëherë gjithçka që i duhet një njeriu, është një dorë ku të mbahet dhe një zemër që të kuptojë.

Mësova se duhet  të jemi krenarë që Zoti nuk na jep gjithçka që kërkojmë.

Mësova se ato grimca ndodhish të jetës, e bëjnë atë të mrekullueshme.

Mësova se nën guaskën e ngurtë të çdokujt, gjendet dikush që duhet vlerësuar dhe dashur.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: