Muaji i Ramazanit është i gjithi një muaj i begatë dhe në çdo ditë të tij gjenden mirësi të panumërta. Sidoqoftë, shohim se 10 ditët e fundit të këtij muaji kanë një vlerë edhe më të jashtëzakonshme. Netët e fundit të muajit Ramazan marrin një vlerë tepër të madhe, për arsye se në një prej […]
“Sadakatul-fitri” ose “zekatul-fitri” është një adhurim material, të cilin e kanë detyrim ta zbatojnë myslimanët që zotërojnë pasuri në nivel të nisabit (sasi kjo që mjafton sa për nevojat ditore e më shumë), si dhe personat që kanë dikë nën kujdestari të tyre e që e arrijnë Bajramin e Ramazanit. Si dispozitë islame, “sadakatul-fitri” është […]Lexo më shumë
“I’tikaf” në aspektin gjuhësor do të thotë: qëndrim, ndalim në një vend, ruajtje, ndejë, vetmim, izolim … Ndërkaq, në aspektin sheriatik, fjala është për qëndrimin dhe ndenien në xhami me qëllim të përkushtimit në adhurim duke qenë agjërueshëm. Kurse, akif ose mu’tekif quhet personi, i cili qëndron në xhami për të bërë adhurim. I’tikafi gjatë […]Lexo më shumë
Nuk ka dyshim se, në qoftë se agjëruesi gjatë kohës së agjërimit, merr lëndë ushqyese ose serume të ndryshme me anë të mjeteve mjekësore (infuzionet, gjilpërat-injeksionet), qoftë në venë ose në damarët e trupit, agjërimi prishet. Andaj, atë ditë duhet ta plotësojë duke agjëruar një ditë tjetër, pasi të shërohet. Ndërkaq, nëse agjëruesi ka marrë […]Lexo më shumë
– Agjërimi nuk prishet nëse agjëruesi ha ose pi nga harresa se është agjërueshëm, mirëpo, sapo t’i bjerë ndërmend se është agjërueshëm duhet menjëherë ta ndërpresë dhe ta vazhdojë agjërimin e tij. Harresa në agjërim nuk ka dallim ndërmjet agjërimit të Ramazanit apo atij nafile (vullnetar). Lidhur me këtë, Ebu Hurejreja tregon se si Profeti […]Lexo më shumë
Kefareti (kundërshpërblimi) përputhet me lirimin e një skllavi, e nëse nuk ka mundësi, atëherë duhet agjëruar dy muaj hënorë (60 ditë) pa ndërprerje. Në qoftë se edhe këtë nuk ka mundësi që ta bëjë, atëherë duhen ushqyer 60 të varfër (dy vakte ushqimi: drekë dhe darkë ose mëngjes dhe darkë). E tërë kjo bëhet në […]Lexo më shumë
Rastet kur agjërimi prishet dhe duhet bërë kaza e duhet dhënë kefaret-kundërshpërblim
Me këtë rast bëhet fjalë për personin, i cili agjëron gjatë Ramazanit dhe e prish agjërimin me vetëdëshirë dhe vetëdije të plotë, duke bërë ndonjë veprim, disa nga të cilat do t’i numërojmë në vijim. Ai, me këtë rast, krahas zëvendësimit të asaj dite që e ka prishur, detyrohet edhe me kundërshpërblimin (kefaretin) përkatës: – […]Lexo më shumë
Para se t’i numërojmë këto raste, le të shpjegojmë se ç’do me thënë “kaza”? Agjërimi i një dite të prishur me arsye e të cilën e agjëron në një kohë tjetër quhet kaza (origj. “kada”). Pra, sa ditë që të kanë mbetur pa i agjëruar, e që duhen agjëruar në një tjetër kohë, ditë për […]Lexo më shumë
Nëse agjërimi analizohet në këndvështrime të ndryshme, atë mund ta ndajmë në tri gradë: 1. Agjërimi i njerëzve të thjeshtë Me këtë agjërim synohet koncepti i parë që të vjen në mendje kur bëhet fjalë për agjërimin. Është pikërisht largimi i njeriut nga ngrënia, pirja dhe marrëdhëniet intime, nga koha e rënies së agimit deri […]Lexo më shumë
Si çdo adhurim tjetër, agjërimi i Ramazanit dhe agjërimet e tjera në përgjithësi kanë disa rregulla, të cilat agjëruesi duhet t’i respektojë. Ndërkaq, nëse agjëruesi nuk e respekton ndonjërën prej tyre, atëherë agjërimi tij prishet dhe është i pavlefshëm. Por, para se t’i numërojmë disa nga rastet që e prishin agjërimin, le të konstatojmë se […]Lexo më shumë