Dijetarët kanë konfirmuar se është e mekruh nëse agjërohet vetëm ditën e xhuma, sepse ajo është ditë feste e myslimanëve. Profeti a.s. në një hadith ka thënë: “…dhe mos e caktoni vetëm ditën e xhuma për agjërim. Por, po qe se dikush nga ju mban një agjërim që e ka bërë traditë, kjo përjashtohet.” (Transmetojnë […]
Agjërimi nafile ose tetavvu’ nënkupton agjërimin që nuk është as farz, as synet por vullnetar. Qëllimi i kryerjes së këtij agjërimi bëhet për t’iu afruar Allahut dhe për të fituar kënaqësinë e Tij. Lidhur me këtë, në një hadithi-kudsijj, Profeti a.s. tregon se Allahu xh.sh. ka thënë: “Robi nuk mund të më afrohet Mua me […]Lexo më shumë
Agjërimet tradicionale të Profetit Muhamed s.a.s. janë: 1. Agjërimi tri ditë për çdo muaj Nga traditat e çmuara të Profetit a.s. është edhe agjërimi i tri ditëve për çdo muaj, e që në të drejtën e Sheriatit njihen me emrin “ditët e bardha” ose “të ndriçuara” (origj. ejjami bid). Fjala është për agjërimin e ditës […]Lexo më shumë
Agjërimi i premtimit ose zotimit (nedhr) dhe i kundërshpërblimit (keffaretit) janë të kategorisë vaxhib. Agjërimi i premtimit (dikush e quan: i besatimit) është kur personi e merr përsipër një veprim të lejuar me qëllim të madhërimit të Allahut xh.sh. dhe të arritjes së pëlqimit të Tij. Ky veprim është shkak për fitimin e sevapeve. Ai […]Lexo më shumë
Fidja- kompensimi material është detyrimi që japin njerëzit, të cilët nuk mund të agjërojnë për shkak të pleqërisë, ose për shkak të ndonjë sëmundjeje të vazhdueshme dhe të pashërueshme, duke e ushqyer një të varfër për çdo ditë të paagjëruar nga dy vakte dhe në sasinë e caktuar. Një veprim i tillë bazohet në ajetin […]Lexo më shumë
Rastet kur njeriu lirohet nga agjërimi janë: – Sëmundja është një prej atyre rasteve, kur njeriu lirohet nga agjërimi, nëse ajo e dëmton agjëruesin e sëmurë ose ia vonon shërimin, kështu që me këshillim të mjekut specialist të fushës dhe të përkushtuar në fe, ai lirohet nga agjërimi, kushtimisht që ditët që ka prishur t’i […]Lexo më shumë
Dita e dyshimtë (jevmush-shekk) është dita e tridhjetë e muajit shaban, pas të cilës pason Ramazani. I Dërguari i Allahut a.s e ka ndaluar agjërimin e asaj dite. Ja se ç’rrëfen Amar bin Jasiri: “Kush mban agjërim në ditën e dyshimtë-shekk, del kundër Profetit a.s.” Profeti a.s., gjithashtu, ka thënë: “Askush prej jush të mos […]Lexo më shumë
Paraqitja e Hënës së re është shenjë e fillimit të muajit hënor (hixhri). Prandaj, meqë Hëna e re është përcaktuese e fillimit të Ramazanit – përkatësisht e agjërimit të tij, Profeti a.s ka thënë: “Agjëroni me pamjen e Hënës së re, dhe përfundojeni agjërimin (bëni bajram), me pamjen e saj, e në qoftë se ka […]Lexo më shumë
Agjërimi i muajit të Ramazanit është detyrim (farz) për secilin mysliman me moshë të rritur dhe të aftë psikikisht dhe fizikisht, për çdo vit gjatë tërë jetës. Farz është, po ashtu, agjërimi kaza i ditëve të paagjëruara të Ramazanit me arsye ose pa arsye të justifikueshme. Kështu, po qe se dikush nuk agjëron, ose e […]Lexo më shumë
Në suren En’am ajeti 54, Allahu i Lartësuar i drejtohet kështu profetit të tij të dashur: “Kur të vijnë te ti ata që besojnë në shpalljet Tona, thuaj: “Paqja qoftë mbi ju!”. Zoti juaj ia ka bërë detyrim Vetes mëshirën. Nëse dikush nga ju bën ndonjë vepër të keqe pa e ditur, e pastaj pendohet […]Lexo më shumë