A e prish agjërimin marrja e vaksinave ose injeksioneve?

Nuk ka dyshim se, në qoftë se agjëruesi gjatë kohës së agjërimit, merr lëndë ushqyese ose serume të ndryshme me anë të mjeteve mjekësore (infuzionet, gjilpërat-injeksionet), qoftë në venë ose në damarët e trupit, agjërimi prishet. Andaj, atë ditë duhet ta plotësojë duke agjëruar një ditë tjetër, pasi të shërohet. Ndërkaq, nëse agjëruesi ka marrë injeksione të tjera për t’i larguar dhimbjet, për ulje të tensionit ose për shërim, qoftë nën lëkurë ose në muskuj, agjërimi nuk prishet. Mirëpo, sikur të ketë mundësi që marrjen e tyre ta shtyjë pas kohës së iftarit, kjo do të ishte akoma më mirë.

Përdorimi i insulinës për diabetikët nuk e prish agjërimin, ndonëse përdorimi i saj në mes të iftarit dhe syfyrit është më i preferueshëm.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: