Rastet kur agjërimi prishet dhe duhet bërë kaza e duhet dhënë kefaret-kundërshpërblim

Me këtë rast bëhet fjalë për personin, i cili agjëron gjatë Ramazanit dhe e prish agjërimin me vetëdëshirë dhe vetëdije të plotë, duke bërë ndonjë veprim, disa nga të cilat do t’i numërojmë në vijim. Ai, me këtë rast, krahas zëvendësimit të asaj dite që e ka prishur, detyrohet edhe me kundërshpërblimin (kefaretin) përkatës:

– Me ngrënie, me pirje, me gëlltitje të diçkaje ose me përdorim ilaçesh pa justifikim sheriatik.

– Në qoftë se pi duhan ose i ha fletët  e tij, apo thith tymin e tij qëllimisht.

– Kryerje të marrëdhënieve seksuale me bashkëshorten (xhima) gjatë kohës kur agjëron qëllimisht, jo nga harresa.

Në të gjitha rastet e sipërtheksuara, kur agjërimi prishet, atë ditë ose ato ditë duhen kompensuar (kaza) dhe lypset kundërshpërblim (kefaret). Për prishjen e agjërimit jashtë Ramazanit nuk ka kundërshpërblim (kefaret), por vetëm kaza, madje edhe në qoftë se është agjërim për kompensim të Ramazanit.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: