Sa është numri i Profetëve?

Profetët janë dërguar në të gjitha vendet e botës, por numrin e tyre nuk dihet. Vetëm se në librat e hadithit, porosive profetike, bëhet e ditur se janë dërguar, sipas një rrëfimi, 124 mijë, sipas një rrëfimi tjetër, 224 mijë profetë. Nga pikëpamja e metodës së hadithit, rrëfimeve të tilla mund t’u bëhet kritikë. Por numri i tyre nuk ka rëndësi, qofshin 124 mijë, qofshin 224 mijë. E rëndësishme është kjo: Allahu asnjë periudhë nuk e ka lënë bosh. Pothuajse në çdo periudhë ka dërguar një profet.

Profetët u janë dërguar vendeve të ndryshme e zonave të ndryshme. Me anë të ajeteve, urdhërohet: “Ne të dërguam ty me atë që është e vërtetë, përgëzues e qortues dhe nuk pati asnjë nga popujt që s’iu dërgua pejgamber.” ( Fatir: 24) Ky ajet-argument i Kur’anit tregon se në çdo popullatë të sipërfaqes së tokës ka dalë një profet.

Në Kuran përmenden 28 prej tyre, ku 3 janë me dyshim. Këta ndryshe quhen dhe eulija ose shenjtorë.

  •  Uzejr
  •  Lukman
  •  Dhulkarnejn

Ka dhe profetë të cilët nuk kalojnë në Kuran, por që janë të njohur

  • Shith
  • Jusha
  • Xherxhis
  • Danjal

Profetët e ulu’l Azmi’t (Vendosmërisë së lartë).

  • Nuh (a.s)
  • Ibrahim (a.s)
  • Musa (a.s)
  • Isa (a.s)
  • Muhamedi (s.a.s)

Postime të ngashme