Namazi i Nevojës (haxhet)

Taberani rrëfen një hadith të të Derguarit a.s, kur nje burrë i verbër shkon te Profeti a.s për t’i kerkuar ndihmë.
I verbëri i drejtohet Profetit a.s me këto fjalë:

“O i Derguari i Allahut! Lute Allahun per mua që të më shërojë shikimin.” Profeti a.s i pergjigjet duke i thënë: “Nëse dëshiron bëhu prej durimtarëve në këtë fatkeqësi e nëse dëshiron unë do ta lus Allahun të ta shërojë verbërinë. I verbëri i tha Profetit a.s humbja e shikimit më krijon mjaft vështirësi dhe nuk kam asnje të më marrë e të më drejtojë, atëherë Profeti a.s e urdhëroi teë verbërin të shkojë dhe të marrë abdes, të falë dy rekatë namaz, ta përfundojë namazin duke thënë ‘es-selamu alejkum’ dhe pastaj të thotë :
اللهم إني أسألك وأتوسل إليك بنبيك محمد نبي الرحمة، يا محمد يا رسول الله، إني أتوسل بك إلى ربي في حاجتي ليقضيها لي، اللهم شفعه في
“Allahume in-nî es’eluke ue eteuexh-xhehu iljke bi nebij-jina Muhammed. Nebij-jir- rahmeh. Ja Muhammed In-nî eteuexh-xhehu bike ila Rab-bî fî haxhetî lî tukda lî.”

O Allah të lutem Ty duke tu drejtuar Ty me të Derguarin tonë Muhammedin, të Derguarin e meshires. O Muhammed unë i drejtohem me ty Zotit tim në këtë nevojë (këtu përmendet nevoja specifike) që të më zgjidhet.
Personi në fjalë veproi ashtu si i tha Profeti a.s dhe shumë shpejt iu kthye shikimi.

Pas vdekjes së Profetit a.s në kohën e Halifatit te Osman Ibn Afanit r.a një burrë shkon tek Osman b. Hunejf dhe iu ankua për një çështje që ja kishte parashtruar halifes Osman b. Afan dhe akoma nuk kishte marrë zgjidhje. Osman b. Hunejf e urdhëroi këtë burrë të shkojë të marrë abdes, të falë dy rek’at namaz dhe pasi të përfundojë namazin me selam të thotë : “O Allah të lutem Ty duke tu drejtuar Ty me të Dërguarin tonë Muhammedin, të Derguarin e mëshirës . O Muhammed unë i drejtohem me ty Zotit tim në këtë nevojë që të më zgjidhet.

Osman b. Hunejf i tha që pasi të bësh këtë eja tek unë dhe së bashku do shkojmë te Halifja. Gjithësesi burri në fjalë vendosi të shkojë vetë te rezidenca e Halifes. Kur mbërriti roja e mori për dore dhe e çoi aty ku ishte Osman b. Afani r.a i cili u ul në krah të këtij burri dhe e pyeti: Çfarë kishe nevojë të të plotesohej? Me fal po ajo që ti më pate kërkuar sapo mu kujtua pasi më kishte dalë nga mendja. Burri i tregoi nevojën dhe Osmani r.a ia zgjidhi duke i thënë sa herë të kesh nevojë për diçka eja dhe unë do ta zgjidh.

Per shkak të namazit dhe duasë së bërë prej tij, duke i kërkuar Allahut me Muhammedin a.s, Allahu e bëri zemrën e Halifes të lëvizë dhe të plotësojë nevojën e burrit nevojtar. Ky namaz dhe duaja pas tij quhet Namazi i Nevojës dhe inshallah secili që e praktikon Allahu ia plotëson nevojën .

Ky hadith është transmetuar prej shumë dijetarëve të hadithit. Disa prej tyre e kanë transmetuar vetëm pjesën e parë aty ku flitet për burrin e verbër, kurse disa të tjerë e kanë transmetuar të gjithë hadithin duke përfshirë dhe ngjarjen pas vdekjes se Muhammedit a.s.
Taberani është prej dijetarëve që e ka transmetuar të gjithë hadithin me te dyja pjesët e tij, duke e quajtur si hadith të saktë.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: