Kur’ani dhe shkenca: Krijimi i universit
“Dhe Ai është i Cili ka krijuar qiejt dhe tokën në gjashtë ditë dhe Arshi (Froni) i Tij ishte mbi ujë.” (Hud/7)
“Pastaj Ai u ngrit lart drejt qiellit, ndërkohë që ai ishte tym.” (Fusilet/11)
“A nuk e kanë ditur ata që mohojnë se qiejt dhe toka ishin të bashkuar së bashku si një njësi e vetme dhe Ne i ndamë ata?” (Enbija/30)
Në ajetet e mësipërme ka shenja për gjendjen në formë të lëngët dhe të gaztë të universit dhe për ndarjen e qiejve dhe tokës pasi ato ishin të bashkuara, si dhe tregon për galaktikat, Rrugën e Qumështit, sistemin Diellor dhe për rregullin e ekuilibrin e krijimit të tyre. Meqenëse Kurani i drejtohet çdo niveli dhe çdo kohe, është më e përshtatshme parapëlqimi i fjalëve ujë dhe tym në vend të termave lëng dhe gaz.