Grupet e atyre që kërkojnë të vërtetën sipas Imam Gazaliut (r.a)

Allahu me dhuntinë dhe mirësinë e Tij më shpëtoi mua nga sëmundja e ndjekjes së gjërave që në pamje të parë duken si të vërteta kur në të vërtetë nuk janë të tilla. Kështu që kam zbuluar se grupet e atyre që kërkojnë të vërtetën janë katër:

  1. Dijetarët e Kelamit: Ata pretendojnë se mundohen ta kuptojnë një dispozitë në bazë të argumenteve duke reflektuar mbi të.
  2. Batinistët: Këta pretendojnë se mund ta mësojnë të vërtetën prej mësimeve të nje imami të pagabueshëm.
  3. Filozofët: Këta pretendojnë e kërkojnë të vërtetën prej llogjikë dhe argumentimit.
  4. Sufistët: Këta si njerë të zgjedhur të Zotit e gjejnë të vërtetën me anë të zbulesës dhe shikimit më syrin ë zemrës.[1]

Dhe po i thoja vetes time se e vërteta nuk mund të jetë jashtë këtyre katër grupeve, sepse këta pesona ecin në rrugën e kërkimit të së vërtetës. Nëqoftëse e vërteta do të ishte jashtë këtyre katër pjestarëve të grupeve atëherë nuk do të kishte ngelur shpresë për arritjen e së vërtetës. Pas braktisjes së imitimit (ndjekja verbërisht) nuk ka mundësi dhe shpresë për tu kthyer përsëri në të, sepse një ndër kushtet e të qënit imitues është të qënit i vetëdijshëm për gjëndjen në të cilën ndodhet. Person i cili është imitues nëse e kupton njëherë se është i tillë atij i thyhet gota e imitimit dhe nëse nuk i merr pjesët e mbetura dhe i shkri pastaj ti japi një formë të re nuk ka mundësi të kthehet gota në gjëndjen e mëparshme.

Fillova të hulumtoj me shumë kujdes rreth mendimeve dhe cilësive të këtyre katër grupeve në fjalë. Fillimisht nisa të hulumtoj rreth shkencës së kelamit pastaj metodat e filozofisë pastaj për mësimet e batinistëvë dhe së fundi rrugën e ndjekur prej sufistëve.

Thelbi dhe qëllimi i shkencës së Kelamit

E nisa fillimisht me shkencën e Kelamit dhe e studiova deri në detaje duke e përthithur thelbin e saj. Kam studiuar librat e personave të cilët janë të pranuar si argument në këtë shkencë duke berë edhe një klasifikim të temave që dëshiroja të dija. Por pashë se shkenca e kelamit arrinte qëllimet e veta, por nuk plotësonte kërkesat e mia. Sepse qëllimi i kësaj shkence ishtë të ruante akiden (besimin) e Ehli synetit nga prishjet e personave që merreshin me risi në fe.

Allahu (xh.xh) me anë të Pejgamberit (s.a.s) jua ka kumtuar njerëzve besimin e drejtë në Kuran dhe në hadithet e Pejgamberit (a.s) duke u siguruar njerëzve lumturinë si në këtë botë ashtu edhe në botën tjetër. Pas disa kohësh shejtani filloi ti jepte vesvese ndjekësve të risive[2] kundrejt traditës profetike dhe ata e përhapën këtë dukuri, për pak sa nuk arritën të prishnin besimin e drejtë. Pastaj Allahu krijoi grupin e dijetarëve të Kelamit të cilët i shkatarruan dhe i hodhën poshtë besimet e gabuara të ndjekësve të risive, kështu lindi shkenca e Kelamit dhe dijetarët e saj.

Një pjesë e dijetarëve të Kelamit ja ditën vlerën mirësisë së Allahut mbi ta duke e mbrojtur në mënyrë shumë të mirë besimin e Ehli-synetit. Mbrojtën bësimin e sjellë prej Pejgamberit (s.a.s) duke i berë ballë risive të sjella në fe. Gjatë kryerjes së kësaj detyre ata i janë kundërpërgjigjur kundërshtarëve të tyre në bazë të disa kritereve. Shkaku i përvetësimit të kësaj metode është i bazuar në imitim ose në konseunsin e dijetarëve[3] të bashkësisë islame ose në praktikat Kuranore dhe të traditës profetike. Janë angazhuar me përgjigjen dhe nxjerrjen në pah të mendimeve të cilat ishin në kundërshtim me njëra tjetrën të kundërshtarëve të tyre. Ata nuk pranonin asnjë fjalë e cila është e qartë dhe nuk është e nevojshme për argumentim për këtë arsye kjo shkenca nuk më bindi tepër dhe nuk ma zgjidhi hallin që kisha, prandaj përfitimet e kësaj metodologjie janë të pakta.

Pas daljes në pah të shkencës së Kelamit dhe shtimit të personave që merreshin me të filluan nga një anë të mbronin synetin nga ana tjetër filluan ti kushtonin rëndësi dhe të vërtetës së gjërave. Filluan të flisnin rreth dispozitave të xhevherit dhe arazit, por si shkak e të mos qënit temë e shkencës së Kelamit kjo bëri që të largohej prej qëllimit të saj origjinar. Për shkak të kësaj dukurie nuk u arrit dot zhdukja e përçarjeve që ishte midis njerëzve në çështjet e besimit, ndoshta kjo mund të jetë arritur për dikë tjetër. Nuk kam dyshim se qëllimi i kësaj është realizuar për një grup njerëzish. Por është e qartë se shpjegimi i disa çështjeve më anë të imitimit (ndjekjes verbërisht) të cilat kanë nevojë për argumentim është shumë i ngatërrruar dhe i pakuptueshëm. Unë ketu po flas për gjendjen time nuk po flas për ata të cilët marrin shërim prej shkencës së Kelamit, sepse ilaçet shërojnë sipas të sëmurit. Sa ilaçe ka që një të sëmuri i bëjnë dobi e tjetrit i bëjnë dëm.

Imam Gazali “El-Munkidhu mine`d Dalel”

Përktheu: Marius Tafani

[1] Në orgjinal Keshf dhe Mushahede.

[2] Në orgjinal ehli Bidat.

[3] Në orgjinal Ixhma.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: