Bujaria e tij gjatë muajit të Ramazanit
Ibn Abasi (r.a) ka transmetuar: “I Dërguari i Allahut ishte njeriu më bujar. Bujaria e tij arrinte kulmin gjatë muajit të Ramazanit, teksa Xhibrili (a.s) e vizitonte atë dhe i lexonte atij Kuranin. Gjatë kësaj periudhe, bujaria e tij ishte me e shpejtë sesa era që lajmëron për ardhjen e shiut.” (Muttefekun alejhi)
Çfarë mësojmë nga këto fjalë:
- Profeti (a.s) ishte njeriu më bujar.
- Bujaria e Profetit (a.s) dyfishohej në muajin e Ramazanit.
- Vizita e njerëzve të devotshëm dhe leximi i Kuranit në Ramazan janë vepra që na mundësojnë të fitojmë shumë sevape.
- Është e pëlqyeshme që të lexohet Kurani më tepër se zakonisht gjatë muajit të Ramazanit.