Pesë mirësi që jepen në Ramazan
Sipas transmetimit të Xhabir ibn Abdullahut (r.a), Profeti (a.s) ka thënë:
“Bashkësisë sime i është dhënë në Ramazan pesë gjëra që nuk u ishin dhënë bashkësive të tjera.”
“E para: Kur vjen nata e parë e muajit të Ramazanit, Allahu i madhëruar i sheh ata me mëshirën e Tij. Kur Allahu e sheh dikë me mëshirën e Tij, Ai nuk e dënon kurrë atë.
E dyta: Kundërmimi i gojës së agjëruesit është më i këndshëm sesa aroma e parfumit më të mirë.
E treta: Çdo ditë e natë engjëjt kërkojnë falje te Allahu për personat që agjërojnë.
E katërta: Atë ditë, Allahu i jep urdhër Xhenetit dhe thotë: ‘O Xhenet, bëhu gati dhe zbukurohu për robërit e Mi, ata janë gati të marrin pushimin e tyre nga lodhja e dynjasë dhe të vijnë drejt mëshirës dhe bujarisë Sime.
E pesta: Kur vjen dita e fundit e Ramazanit, Allahu i fal të gjithë robërit e Tij që kanë agjëruar.”
Njëri nga shokët e tij e pyeti të Dërguarin e Allahut: “A është kjo e fundit Nata e Kadrit?
Ai i tha: “Jo, a nuk e sheh se punëtori e merr shpërblimin e tij pasi të ketë përfunduar të gjithë punën?”