Tradita e Profetit Muhamed (s.a.s) për sa i përket të ngrënit

Nuk gjendet një listë e posaçme që tregon se Profeti (a.s) në këtë ditë hante këtë lloj ushqimi dhe në këtë ditë një ushqim tjetër, etj. Nuk dihet qartë se çfarë konsumonte Profeti (a.s) gjatë një jave, sepse ai nuk jetoi një jetë shumë të rehatshme. Në disa ditë, ai lidhte gurë në stomakun e […]Lexo më shumë

Zoti është një dhe ndodhet në çdo vend. Si shpjegohet?

Zoti është një i vetëm, por, gjithashtu, me fuqinë dhe diturinë e Tij, është i gatshëm dhe veprues në çdo kohë e në çdo vend. Duke thënë kështu ne nuk mendojmë që Ai zë ndonjë vend ose vëllim sikurse sendet. Duke thënë kështu, ne shprehim lartësinë dhe madhështinë e Tij. Duke thënë se Zoti ndodhet […]Lexo më shumë

Si duhet të sillemi ndaj atyre që veprojnë në mënyrë të pahijshme dhe bëjnë punë të këqija në shoqërinë tonë?

Kur shohim diçka të keqe, ne duhet të përpiqemi ta ndryshojmë atë, sipas statusit që kemi në shoqëri. Çdo mysliman është përgjegjës për përmbushjen e kësaj detyre. Statusi që gjithsecili prej nesh ka në shoqëri, shoqërohet edhe me disa përgjegjësi të veçanta. Çdo mysliman bëhet përgjegjës në përputhje me statusin e tij. Ne mund ta […]Lexo më shumë

Ç’është Pendesa e Mirë (Tevbe-i Nasuh)?

Në lidhje me këtë lloj pendese, në një ajet-argument të Kur’anit u drejtohet besimtarëve dhe u thuhet kësh-tu: “O ju që keni besuar! Pendohuni tek Allahu me mendim të mirë për veten tuaj…” (Kur’ani, Tahrim: 8). Në këtë ajet ka tri fjalë mbi të cilat duhet qëndruar: besimi, pendesa dhe e mira.[1] Fjala e parë […]Lexo më shumë

A është ndërmjetësimi për falje një e drejtë? Kush dhe në ç’përmasa mund të ndërhyjnë për falje? A mund ta shpjegoni?

Po, shefaati, ndërhyrja për falje, është një e drejtë. Për shefaatin bëhet fjalë në shumë ajete-argumente të Kur’anit dhe në shumë hadithe, porosi profetike e në këtë mënyrë shtrohet qenia e saj si një e drejtë. Ne do të citojmë nga ato ajete dhe hadithe kur t’u vijë vendi. Ne dëshirojmë që të fillojmë duke […]Lexo më shumë

Namazi i Xhumasë

1) Pozita e namazit të xhumasë mes namazeve të tjerë Si namaz, namazi i xhumasë nuk ka ndryshim nga namazet e tjerë; edhe në këtë ka kijam, kiraat, ruku, sexhde dhe ndenjje. Ne, ashtu siç e ndajmë njëzetekatërorëshin ditë-natë në pesë pjesë duke e ndriçuar dhe zbukuruar çdo pjesë me namaz, edhe javën e kufizojmë […]Lexo më shumë

Lidhja pretekst-pasojë. Cilat janë anët fetarisht të lejueshme e të palejueshme?

Preteksti[1] është lidhja e jashtme midis dy dukurive. Ai është një faktor ndërmjetës, lidhës dhe ndihmues midis dy dukurive dhe jo esencial. Lidhja pretekst-pasojë nuk është identike me lidhjen shkak-pasojë. Për shembull, për t’u ngjitur në çati, ne përdorim shkallë, kurse për të shkuar diku, përdorim mjete komunikacioni të ndryshme. Shkaku që na ngjit në […]Lexo më shumë

Ç’është edukata? Ç’do të thotë të jesh i edukuar?

Edukata është një natyrë e dytë e fituar në shpirt në sajë të parimeve fetare ose, në kuptimin më të gjerë të saj, është një qëndrueshmëri e fituar nga njësimi i shpirtit me fenë. Ç’e do se njeriun të edukuar nuk e bën çfarëdo feje, kurse Islami, po. Në të vërtetë, kur themi fe, mendja […]Lexo më shumë

Tesbihati i Namazit

Tesbihati i namazit, që është sunet i Profetit Muhamed (s.a.s), është një thesar i mrekullueshëm dhikri, lutjeje, salavatesh dhe i atributeve të bukur të Allahut. Veçse shumë besimtarë e neglizhojnë tesbihatin pas namazit dhe nuk përfitojnë nga ky thesar i madh. Bediuzaman Said Nursiu tesbihatin e namazit e përngjason me përmendjen dhe lartësimin e Allahut […]Lexo më shumë