Tradita e Profetit Muhamed (s.a.s) për sa i përket të ngrënit

Nuk gjendet një listë e posaçme që tregon se Profeti (a.s) në këtë ditë hante këtë lloj ushqimi dhe në këtë ditë një ushqim tjetër, etj. Nuk dihet qartë se çfarë konsumonte Profeti (a.s) gjatë një jave, sepse ai nuk jetoi një jetë shumë të rehatshme. Në disa ditë, ai lidhte gurë në stomakun e tij, për shkak se nuk gjente diçka për të ngrënë në shtëpinë e tij.

Etika e Profetit rreth ushqimit dhe pijes:

Allahu e ka vendosur njeriun në qendër të të gjithë krijesave. Çdo gjë, qoftë ajo frymore apo jo e tillë, vjen rrotull njeriut për t’i shërbyer atij. Furnizimin e vendosi në qendër të të gjithë njerëzimit. Të gjithë njerëzit rrotullohen rreth furnizimin të tyre. I gjithë ky proces ka një qëllim shumë të lartë, ai është që njeriu ta falënderojë Krijuesin e Tij për të gjitha mirësitë që i ka dhuruar.

Të falënderosh Allahun do të thotë të dish se cili t’i dërgon të gjitha llojet e furnizimit në këtë botë, të ndiesh mirënjohje ndaj Tij, ta shprehësh atë kur është e nevojshme dhe t’i përdorësh të gjitha mirësitë që të ka dhënë në rrugën e kënaqësisë së Tij.

Pikat e përgjithshme rreth etikës së të ngrënit dhe të pirët shihen nëpërmjet kriterit të mëposhtëm. Njeriu fillon ta hajë ushqimin me emrin e Allahut, tregon respekt ndaj favoreve të Tij, mendon rreth artit të krijimit të tyre dhe falënderon Allahun pasi i ka konsumuar ato.

Çështja e dytë e rëndësishme për sa i përket etikës së të ngrënit dhe të pirit është konsumimi i ushqimeve dhe pijeve që janë hallall (të lejuara). Ne s’duhet ta hamë ushqimin që e kemi të ndaluar nga feja dhe atë që nuk është e drejta jonë ta hamë. Shembuj të ushqimeve të ndaluara janë mishi i kafshëve që nuk janë therur sipas rregullave Islame, mishi i derrit dhe vera. Tryeza e mirësive që Allahu ka përgatitur për ne është vërtet e madhe. Ushqimi i lejuar është më i shumtë sesa ai që është i ndaluar.

Disa ushqime janë të ndaluara për dëme që ne i dimë apo nuk i dimë. Llojshmëria e ushqimit të lejuar është mjaftueshëm e gjerë për t’i plotësuar nevojat dhe dëshirat tona. Nuk ka nevojë që njeriu të veprojë diçka të ndaluar. Ushqimi që është në kushte normale i lejuar, por që u përket të tjerëve, është sërish i ndaluar për t’u ngrënë dhe për t’u pirë, përveçse kur të zotët e tyre na e ofrojnë.

Një çështje tjetër rreth të ngrënit është edhe ruajtja nga teprica në të ngrënë dhe në të pirë. Ashtu sikurse të hash vërtet shumë është e ndaluar, po ashtu është edhe të hash vërtetë shumë pak. Kjo është konsideruar e papërshtatshme edhe nga mjekësia dhe etika. Është e papërshtatshme gjithashtu të hash më pak se ç’ke nevojë, edhe nëse kjo e fundit bëhet me qëllim adhurimi.

Profeti (a.s) nuk e konsideroi të përshtatshëm agjërimin e çdo dite. Ai na këshilloi që 1\3 e stomakut ta mbushnim me ushqim, 1\3 me ujë dhe 1\3 ta linim të zbrazët. Gjithashtu, na ka këshilluar të ulemi për të ngrënë përpara se të ndihemi plotësisht të uritur dhe të çohemi përpara se të ndihemi plotësisht të ngopur.

Profeti është shembulli më i mirë për ne për sa i përket kësaj çështjeje. Në bazë të atyre që mësojmë prej haditheve, tryeza e tij nuk ishte e mbushur me lloje të ndryshme ushqimesh. Tryeza e tij ishte e thjeshtë, ashtu sikurse ishte e gjithë jeta e tij. Ai nuk jetonte për të ngrënë, por hante për të jetuar. Nëse kur kthehej në shtëpi nuk gjente ushqim, nuk e përfliste aspak këtë situatë. Do ta shihte të mjaftueshme të hante një ose dy hurma.

Profeti Muhamed (a.s) konsumonte dy vakte në ditë. Ai na ka këshilluar që të hamë pak. Ai ka ngrënë dhe ka pirë të gjitha llojet e ushqimeve dhe pijeve, të cilat nuk ishin të ndaluara. Nuk kishte një dietë ushqimore që të konsumonte vetëm mish, apo vetëm perime. Edhe pse ai i preferonte disa ushqime më shumë sesa disa të tjera, asnjëherë nuk tha, “Unë nuk e dua” këtë apo atë lloj ushqimi.

Ai merrte pjesë në gostitë në të cilat ishte i ftuar. Ai lante duart para dhe pas ngrënies. Fillonte të hante me emrin e Allahut dhe përfundonte ushqimin me një lutje të shkurtër. Ai hante gjithmonë duke përdorur dorën e tij të djathtë. Ai na ka tërhequr vëmendjen që të mos hamë me dorën e majtë. Nëse në tryezë do të kishte një ushqim të përbashkët, ai do të hante nga pjesa që kishte para tij. Ai nuk mbështetej mbi anë e djathë apo të majtë ndërkohë që hante. Ai na e ka ndaluar që të hamë teksa jemi shtrirë.

Ai na e ka ndaluar shpërdorimin. Ai nuk e quajti të përshtatshëm konsumimin e ushqimeve, era e të cilëve do t’i shqetësonte të tjerët, si ngrënia e qepës dhe hudhrës. Ai na e ka ndaluar t’i fryjmë ushqimit dhe ujit. Ai ka thënë që ushqimet s’duhet të hahen kur janë shumë të nxehtë. Ai na ka këshilluar t’i mbulojmë enët e ushqimit dhe ato të ujit. Ai i ka këshilluar njerëzit që të hanë bashkë, sepse ushqimi i ngrënë bashkë ka më shumë begati.

 

Postime të ngashme