Vetëm vdekja e mbyt lakminë e njeriut për pasuri

Fajet e njeriut që kërkojnë pendim nuk janë vetëm disa vepra ekstreme që bëhen pa respekt ndaj Allahut dhe që njihen si mëkate nga njerëzit. Lakmia dhe mungesa e kënaqësisë për atë që ke, janë aq të këqija sa mëkatet e tjera. Në hadith thuhet se është e nevojshme të pendohemi tek Allahu për shkak të tyre.

Mëkatet dëmtojnë botën shpirtërore të njeriut; Lakmia e tepërt për pasuritë e kësaj bote rrezikon të ardhmen e njeriut ashtu si mëkatet, sepse pangopësia ekziston në natyrën njerëzore. Ndjesia për të mos qenë i kënaqur me atë që ka arritur dhe për të dëshiruar më shumë, është mbizotëruese tek njeriu. Për shkak të këtij zakoni, ai nuk e konsideron një luginë plot me ar dhe dëshiron një tjetër, siç përmendet në një transmetim tjetër, “ai dëshiron tre prej tyre nëse do të kishte dy lugina plot me ar”.

Profeti shpreh arsyen kryesore për atë pangopësi me hadithin vijues:

“Edhe nëse njeriu plaket, dy ndjenjat e tij mbeten gjithnjë të reja: ambicia për të fituar shumë dhe dëshira për të jetuar gjatë.” (Buhariu dhe Muslimi)

Kur i Dërguari i Allahut thotë, “vetëm toka (dheu) i mbush gojën njeriut” ose sipas një transmetimi tjetër, “stomaku i tij”, ai do të thotë se vetëm vdekja mund ta shpëtojë atë nga ajo lakmi dhe ai nuk bëhet i kënaqur derisa të vdesë. Kjo pangopësi e njeriut buron nga koprracia e tij.

Ndjenja e të fituarit shumë mund të jetë e dobishme për sa kohë që është e moderuar dhe nuk e distancon njeriun nga qëllimi i krijimit të tij. Sepse, pritet që një mysliman i cili fiton shumë për të bërë më shumë vepra të mira dhe bamirësi me pasurinë e tij. Është e nevojshme të jesh i pasur në mënyrë që të jesh në gjendje të japësh zekatin dhe sadakanë që Islami urdhëron të jepet dhe të shpenzosh para në rrugën e Allahut. Njeriu ka nevojë të ketë një dëshirë për të fituar shumë në mënyrë që të jetë i pasur. Sidoqoftë, nëse kjo ndjenjë e të fituarit shumë në zemër e bën atë të harrojë jetën e tij në ahiret dhe nëse dashuria e botës e kap atë dhe ia kap tërë zemrën, kjo ndjenjë bëhet jashtëzakonisht e rrezikshme.

Për fat të mirë, Allahu i dha njeriut fuqinë për të frenuar ndjenjat e dëmshme dhe dëshirat e tepërta. Gjithmonë është e mundur që një person që është mbizotërues mbi vullnetin e tij t’i kontrollojë ato dobësi. Në hadith thuhet si një lajm i gëzuar se Zoti i Plotfuqishëm do ta ndihmojë robin e Tij i cili kthehet te Zoti i tij dhe kërkon ndihmë prej Tij duke iu lutur Atij, kur ai ndjen se është tepër i lidhur me pasuritë dhe kënaqësitë e kësaj bote.

Hollësia e mëposhtme vërehet gjithashtu në hadith. Meqenëse njeriu u krijua nga pluhuri (toka), natyra e tij përfshin vetitë pluhur. Pluhuri ndonjëherë thahet, digjet nga nxehtësia dhe dëshiron ujë. Vetëm shirat e bollshme të dhëna nga Allahu mund ta ringjallin atë. Në atë kohë, toka ringjall dhe zbulon bukuritë e saj të bollshme. Edhe njeriu është i tillë. Kur shpirti dhe ambicia e tij e pashtershme e skllavërojnë dhe e bëjnë atë të humbasë cilësitë e tij njerëzore, mënyra e vetme që ai mund të shërohet është t’i drejtohet Allahut dhe t’i kërkojë ndihmë Atij. Përndryshe, uria e tij për pasuritë e kësaj bote do të vazhdojë të rritet. Në atë rast, vetëm toka në varr do të kënaqë njeriun, i cili u krijua nga dheu.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: