Cila është sprova jonë më e madhe?

Profeti (a.s) ka thënë në një hadith: “Çdo bashkësi kishte sprovën e saj. Sprova e bashkësisë sime (umetit) do të jetë pasuria.”

Fjala fitne do të thotë test dhe provë. Ky test mund të ketë lidhje me diçka të mirë dhe të keqe. Në fakt, në Kuran thuhet sa vijon:

“Ne ju sprovojmë me të keqe dhe me të mirë me anë të sprovës.” (Enbija, 21/35).

Ka shumë mjete me anë të së cilave njeriu sprovohet në këtë botë. Njëra prej tyre, mbase e para, është pasuria, sepse pasuria është një nga gjërat e para që i pëlqen qenies njerëzore.

Siç kemi thënë disa herë, humbja në kënaqësinë për pasuri dhe mallra të kësaj bote aq sa të na pengojë të përmbushim detyrat tona ndaj Allahut, nuk është e mirëpritur në fenë tonë.

Nga ana tjetër, është e nevojshme të fitosh pasuri përmes mjeteve hallall dhe duhet dhënë zekati i saj. Nëse një person ka sukses në provën e pasurisë, ai do të shpërblehet si në botë ashtu edhe në ahiret.

Ata që dështojnë në këtë provë nuk do të arrijnë përsosmërinë në botë dhe ata do të meritojnë ndëshkim në ahiret.

Çfarë mësojmë nga hadithi i mësipërm?

  1. Bota është një vend i provave. Pasuria e kësaj bote është gjithashtu një mjet testimi.
  2. Mjeti i testimit të umetit Islam në këtë botë është pasuria. Çdo mysliman duhet t’i kushtojë vëmendje të veçantë kësaj çështje.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: