Për çfarë e kërkon famën?

Bishr ibn Al-Haarith lutej në këtë formë: “O Allah, nëse më ke bërë të famshëm për të më poshtëruar para të gjithëve Ditën e Llogarisë, atëherë largoje atë (famën) prej meje.” [Ez-Zuhd nga Bejhakiu: 147]

Të parët tanë mbronin sinqeritetin e tyre me shumë kujdes dhe e urrenin famën. Sa prej nesh do të mendonin ose guxonin të bënin një dua të tillë?

Me tutje…

Profeti Muhamed (a.s) ka thënë: “Dëmi që i sjell fesë së njeriut dëshira e tij paepur për pasuri dhe famë është më i rëndë sesa dëmi që bëjnë dy ujqër të uritur kur sulen te një tufë delesh të pambrojtura.” [Tirmidhiu]

Një dijetar i njohur ka komentuar rreth kësaj çështjeje:

Profeti ﷺ shpjegoi se dëmi që shkakton dëshira për pasuri dhe famë në angazhimin fetar të dikujt nuk është më pak se dëmi që dy ujqër të uritur do të shkaktonin në një tufë deleje dhe kjo është mjaft e dukshme. Nëse ka një angazhim të shëndoshë fetar, nuk mund të ketë këtë padurim, sepse pasi zemra të provojë ëmbëlsinë e robërisë ndaj Allahut dhe dashurinë ndaj Tij, atëherë nuk do të ketë asgjë më të dashur për individin përveç kësaj, dhe ai do t’i japë asaj përparësi mbi gjërat e tjera . Në atë mënyrë, Allahu i devijon veprat e këqija dhe veprimet e turpshme nga ata që janë të sinqertë vetëm ndaj Allahut.

Kjo dashuri për famën dhe prestigjin është një nga sëmundjet e fshehura të zemrës që mund të shkaktojë dëm të madh shpirtëror, por njerëzit vështirë se i kushtojnë vëmendje derisa pasi të ketë shkuar aq larg sa është shumë e vështirë për të rregulluar problemin dhe për të korrigjuar dëmin e shkaktuar.

S’ka asgjë të keqe nëse njeriu e kontrollon veten e tij herë pas herë për sa i përket vendin që këto dëshira zënë në zemrën e tij. Nëse ai i kërkon ato vetëm për të fituar kënaqësinë e Allahut nëpërmjet tyre dhe për t’i shërbyer njerëzve, atëherë këtu s’ka asgjë për t’u kritikuar. Këto të fundit bëhen shumë të rrezikshme kur njeriu synon që me anë të tyre të mbushë zemrën dhe të kënaqë egon e tij. Gjithsesi, rreziku i tyre potencial duhet marrë parasysh nga çdo besimtar dhe ai s’duhet neglizhuar në asnjë lloj forme.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: