Fjalimi i Muauijes në minber

Tregon Ebu Kubejli: “Një dite të premte, Muauije bin Ebi Sufjani u ngjit në minber. E, teksa po u fliste besimtarëve, ai u tha atyre: “Pasuria është pasuria jonë, e e jona është e gjithë plaçka që është fituar në rrugë paqësore! Ne ia japim atë kujt të duam dhe nuk i japim kurrkujt që nuk duam t’i japim!” Askush nuk iu përgjigj Muauijes së nderuar. Të premten tejtër, Muauijeja përsëriti prapë të njëjtat fjalë. Prapë nuk doli askush që ta kundërshtonte. Kësisoj, ato fjalë u përsëritën edhe të premten e tretë, por kësaj here, nga xhemati u ngrit dikush dhe tha:

– “Jo, nuk është ashtu! Pasuria është pasuria jonë, e e jona është edhe plaçka e luftës! Kushdo që ndërhyn në mes dhe nuk na jep atë që na takon, atëherë ne dimë se si t’ia lëmë Allahut në dorë drejtësinë dhe të nxjerrim shpatat!” Muauija i nderuar zbriti nga minberi dhe pas namazit u fut në dhomën e tij personale. Dërgoi njerëz që t’i sillnin atë njeri që e kundërshtoi përpara xhematit. Në atë kohë, të gjithë njerëzit filluan të mendonin: – “Iku ai i shkretë, kaq e pati!” Mirëpo, më vonë, njerëzit shkuan te Muauija i nderuar dhe ç’të shihnin, Muauija ishte ulur bashkë me të në të njëjtin nim! Muauija u tha të pranishmëve:

– “Ky njeri më dha mua një mësim të mirë, i fali jetë shpirtit tim, ndaj edhe Allahu i dhëntë jetë shpirtit të tij! Unë kam dëgjuar Resulullahun, i Cili ka thënë: “Pas meje do të vijnë ca udhëheqës, të cilët do të thonë diçka dhe askush nuk do t’i kundërshtojë; askush nuk do t’ua kundërshtojë fjalën e thënë prej tij. Ata do të shtyhen e do të grinden me njëri-tjetrin në flakët e xhehenemit, njësoj siç shtyhen e grinden majmunët!” Kur unë i thashë ato fjalë të premten e parë, askush nuk u ngrit të më kundërshtojë. Unë i thashë ato prapë të premten e dytë, por prapë nuk doli askush që të më kundërshtonte, ndaj fillova të mendoj se edhe unë jam një udhëheqës si ata, për të cilët na ka folur edhe i Dërguari i Allahut. Kësisoj, në të premten e tretë u ngrit ky burrë dhe i kundërshtoi fjalët e mia, më dha jetë, më qetësoi. Lus Allahun që t’i falë edhe atij jetë të pasur si materiale, ashtu  edhe shpirtërore.”[1]

[1] Taberani, Mu’xhemu’l-Kebir 19/393 (925).

Postime të ngashme

%d bloggers like this: