Si e trajton Islami femrën

Feja islame është e vetmja fe e cila mund të marrë iniciativën e fjalës rreth të drejtave të femrës. Sepse po t’i hedhim një vështrim Kuranit famëlartë, këshillave të Profetit të nderuar apo rrjedhës së gjatë të historisë shihet qartë që femra ka arritur pozicionin më të lartë dhe më të nderuar me fenë islame.

Femra në Islam është pozicionuar në një post të paparë asnjëherë në sistemet e tjera. Edhe shoqëritë më moderne të ditëve të sotme madje nuk mund të maten me të në këtë pikë.

Edhe nëse femra zotëron një liri të caktuar në shoqëritë e ditëve të sotme kjo liri është një lloj lirie e të shijuarit të kënaqësive materiale. Një liri e tillë nuk është një liri e pranueshme për natyrën e vërtetë njerëzore dhe për një mendje të shëndoshë dhe kurrsesi nuk mund të pranohet nga asnjë fe hyjnore. Jeta e vështirë e krijuar nga luftërat e përgjakshme mes shteteve shekujt e fundit dhe trysnia e kërkesave ekonomike e detyruan femrën të aktivizohet jashtë shtëpisë. Pas këtij aktivizimi femra filloi të fitojë të ardhurat e saj dhe të përftojë një liri ekonomike në planin individual. Por nuk duhet të harrojmë që në shumë vende ajo nuk ka mundur të shpëtojë nga shndërrimi në një subjekt abuzimi për shumë financues të cilët kërkojnë të shfrytëzojnë bukurinë e saj fizike. Fatkeqësisht femra në shoqëritë perëndimore ka kontribuar në rritjen e vlerës së konsumit të nxjerrë në shitje, rritjen e tregut dhe u ka shërbyer dëshirave të meshkujve. Për këtë arsye në një moment të jetës së saj ka arritur të gjejë vetëm një dashuri artificiale por ka humbur vlerën, respektin dhe dashurinë e vyer, vendin e së cilës nuk mund ta zërë askush përveç një nëne, bashkëshorteje apo gjysheje. Me kalimin e kohës këtë here këllëfi i lirisë është mveshur dhe shtypur me teknika moderne. Shumicës së njerëzve u janë cenuar të drejtat dhe janë bërë viktimë e abuzimeve të ngjashme me ato të shekujve te errët.

Imazhi i një Havaje (Eve) tradhtare dhe ngarkimi i përgjegjësisë së mëkatit të parë gruas është bërë shkak për lindjen e analizave shumë negative rreth gruas për shekuj me radhë. Për shkak të këtij botëkuptimi mediokër, femra zuri vendin e një krijese të shtresës së dytë e cila nuk mund të pranohet direkt dhe është e pabesueshme. Ndërsa menstruacionet, shtatzënia dhe lindja e fëmijës është konsideruar si një dënim për mëkatin e saj të përjetshëm. Por Islami e sheh femrën ashtu siç sheh dhe mashkullin. Ashtu siç e shohim dhe në Kuran, në fillim është krijuar Ademi, më pas nga ai u krijua Havaja. Përshkrimi kuranor qëndron në paraqitjen e barabartë të burrit dhe gruas pa bërë asnjë dallim dhe është për t’u theksuar fakti që këta dy krijesa janë krijuar për të plotësuar njëra-tjetrën. Megjithëse mes burrit dhe gruas mund të ekzistojnë disa ndryshime të cilat mund të konsiderohen si rezultat i një dizajni të veçantë të programuar për shumë çështje të rëndësishme në mes tyre nuk mund të bëhet fjalë për një ndryshim ontologjik.

Dy trupa, një shpirt

Zoti nuk e ka krijuar gruan ndryshe, por bashkëshorte të burrit, me këtë cilësi ai nuk mund të bëjë pa të ashtu siç ajo nuk mund të bëjë pa të. Ademi ndihej vetëm dhe i trishtuar përsa kohë endej i vetëm në parajsë. Edhe sikur të krijohej Havaja e para do të përjetonte të njëjtin hidhërim. Sepse që nga krijimi, Ademi nuk mund të ekzistonte pa Havanë dhe Havaja nuk mund të ekzistonte pa Ademin.
Ashtu siç pozitivja ka nevojë për negativen, elektroni për protonin, vera për dimrin, toka për qiellin; po ashtu dhe gruaja ka nevojë për burrin dhe burri për gruan. Profeti Muhamed e ka shprehur shumë bukur: “Femrat janë gjysma e burrave”. Bazuar në këtë përcaktim, burri dhe gruaja janë dy gjysma të barabarta, por asnjëherë njëra pjesë nuk mund të jetë e njëjtë me tjetrën. Në secilin prej tyre ekzistojnë disa dallime fizike, psikologjike dhe të botës shpirtërore, por as burri nuk është një formë më e pjekur e gruas dhe as gruaja nuk është një pjesë e mangët dhe e pazhvilluar e burrit. Të dy janë individë të veçantë të cilët kanë nevojë për njëri-tjetrin.

Bazuar në këtë botëkuptim, femra është lartësuar në postin më të ndritur, i janë ngarkuar punë të përshtatshme me natyrshmërinë e saj dhe është ripërcaktuar pozicioni i saj jetik brenda shoqërisë. Ky revolucion është zhvilluar pikërisht atëherë kur bota ishte zhytur në një barbarizëm, ku diskutohej nëse gruaja ishte apo jo njeri, në një epokë të errët në të cilën flitej nëse gruaja kishte apo jo shpirt. Bashkë me këtë gratë nuk ishin ngarkuar me shumë përgjegjësi për të cilat ishte ngarkuar burri. Heqja e disa përgjegjësive nuk është bërë me qëllimin e paraqitjes së tyre si krijesa apo qenie të mangëta. Përkundrazi, shpëtimi nga disa përgjegjësi të burrave është rezultat i mëshirës hyjnore dhe në një mënyrë shprehje e kësaj mëshire. Ky pasqyrim mëshire shprehet qartë këtu: gruaja është më e mëshirshme dhe më e dhimbshme se burri. Dhe si një kompliment për dhembshurinë e saj të pafund, Mëshiruesi i mëshiruesve ia ka dhuruar dhe përshtatur këtë cilësi gruas duke hequr prej saj disa përgjegjësi.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: