Rëndësia e etikës në Islam

Rëndësia e karakterit të mirë, moralit dhe sjelljes, zënë një vend thelbësor në Islam. Të gjitha shkencat islame drejtohen kah përsosja e njeriut në aspektin e brendshëm dhe të jashtëm, përmirësimin e lidhjes së tij me Zotin dhe me njerëzit në përgjithësi. Etika është një shkencë më vete në Islam, e në fakt ajo i paraprin të gjitha shkencave të tjera, duke përfshirë edhe ato më të avancuarat.

Profeti (a.s) ka thënë: “Pa dyshim që jam dërguar vetëm për të përsosur moralet e larta.”

Dahhaku (r.a) ka thënë: “Zotëria i të gjithë çështjeve është morali i mirë.”

Në fakt, çdo rregull, koncept dhe praktikë e Islamit ka si synim të ndikojë sjelljen tonë të brendshme dhe të jashtme.

Ibn Kajjimi ka thënë: “E gjithë feja është moral i mirë. Ai që ta kalon në moral të mirë, ta ka kaluar edhe në fe.”

Sahabët e kuptuan që etika nuk ishte në disiplinë e vetme, por ajo ishte e integruar në të gjitha shkencat islame. Ata i inkurajuan studentët e tyre që bashkë me kërkimin e diturisë, në të njëjtën kohë të mësonin edhe etikën, sjelljen e moralin e mirë.

Imran ibn Muslimi transmeton se Omer b. Hattabi ka thënë: “Mësojeni diturinë dhe mësojuani atë njerëzve. Mësoni njëkohësisht me të dinjitetin, qetësinë dhe tregohuni modestë ndaj atyre që ju mësojnë e ndaj atyre që u mësoni. Mos u bëni dijetarë tiranë, kështu ta bazoni diturinë mbi injorancën tuaj.”

Sigurisht, karakteri i mirë dhe sjellja e duhur nuk janë diçka që arrihet pa përpjekje. Ashtu siç mësojmë libra të tërë mbi Kuranin dhe Hadithin, po ashtu duhet të studiojmë edhe etikën dhe sjelljen.

Transmetohet se Ebu Derda (r.a) ka thënë: “Dituria vjen duke e mësuar dhe vetëpërmbajtja vjen duke e praktikuar atë.”

Karakteri dhe sjellja janë dy anët e të njëjtës medalje, dy aspekte të një realiteti të vetëm. Karakteri (ahlaku) janë cilësitë që gjenden në zemër, ndërsa sjelljet (edebi) janë veprimet tona të jashtme. Me fjalë të tjera, sjelljet e mira janë rezultat i karakterit të mirë. Kështu, ne duhet të mësojmë rreth metodave të pastrimit të zemrës dhe më pas rreth sjelljeve sociale që e pasojnë atë.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: