Njeriu që zotëronte moralin më të bukur

Enesi (r.a) ka thënë: “I Dërguari i Allahut (s.a.s.) ishte njeriu me sjelljen më të përsosur.” (Buhariu dhe Muslimi)

Enesi i shërbeu Profetit (a.s) duke filluar që nga mosha 8-9 vjeçare dhe ai pohoi se i Dëguari i Allahut ishte njeriu që posedonte etikën më të lartë. Nga këtu mund të vërtetohet lehtësisht se Enesi ishte një ndër personat që e njihnin më nga afër Profetin (a.s). Për shkak të kësaj karakteristike të Enesit, sahabët dhe tabiinët e pyesnin atë për të Dërguarin e Allahut herë pas here dhe dëshironin që ai t’u jepte informacione rreth tij.

Enesi u tha atyre se i Dërguari i Allahut nganjëherë vinte në shtëpinë e tij, falej bashkë me familjen e tij dhe se ai kujdesej për vëllain e tij më të vogël Ebu Umejrin. Profeti nuk u zemërua me të as edhe një herë për dhjetë vjet, se ai nuk e qortoi atë duke thënë pse e bëre këtë apo pse nuk e bëre atë dhe se i Dërguari i Allahut nuk e qortoi atë edhe kur ai nuk shkoi në vendin ku e dërgoi. Ai përmendi etikën e tij unike të lartë në transmetime të ndryshme dhe deklaroi se Profeti ishte një person i përsosur.

Është e natyrshme që Zoti i Plotfuqishëm e bëri Profetin e Tij, të cilin e dërgoi si mëshirë për botët (Enbija, 21/107) dhe të cilin ai e vlerësoi si “Padyshim që ti je mbi një shkallë të lartë të moralit” (Kalem, 68/4), personi me fytyrën më të bukur (Buhariu, Manakib 22) dhe personi më i mirë për sa i përket etikës. Sepse, Ai i mësoi atij etikën më të lartë përpara se të bëhej profet, në mënyrë që t’i kontrollonte të gjitha veprat e tij gjatë profetësisë së tij 23 vjeçare dhe kurrë nuk e lejoi atë të bënte asgjë të gabuar. Etika më e lartë i përshtatet patjetër personit më të pashëm.

Çfarë mësojmë nga kjo fjalë e Enesit (r.a):

  1. I Dërguari i Allahut kishte etikën më të lartë, sepse ishte edukuar nga Allahu.
  2. Ata që duan të kenë etikë të lartë dhe të rrisin fëmijët e tyre me etikë të lartë duhet të ndjekin gjurmët e të Dërguarit të Allahut.

Postime të ngashme