Rejjani, dera e Xhenetit për agjëruesit

Profeti Muhamed (a.s) ka thënë: “Në Xhenet gjendet një derë e cila quhet Rejjan. Nga kjo derë mund të futen në Xhenet vetëm agjëruesit dhe askush tjetër bashkë me ta. Më pas, dëgjohet një zë: ‘Ku janë ata që kanë agjëruar në atë botë?’ Ata vijnë dhe futen në Xhenet nga ajo derë. Kur të futet edhe i fundit prej tyre prej saj, ajo mbyllet dhe nuk lejohet të hyjë më askush tjetër. Kush futet në Xhenet nga ajo derë, s’do të ketë më etje deri në pafundësi.” (Buhariu dhe Muslimi)

Në një hadith tjetër, Profeti (a.s) na tregon se besimtarët do të thirren nga dyer të ndryshme për t’u futur në Xhenet, në varësi të punëve që kanë bërë dhe adhurimive të tyre.

Sipas transmetimit të Ebu Hurejres, Profeti (a.s) ka thënë:

“Kush jep lëmoshë nga pasuria e tij dyfish (dy bagëti, dy dele, dy monedha) për të fituar miratimin e Allahut, ai thirret nga dyert e Xhenetit, O (i dashur) robi i Allahut (eja këtu)! Ka një përfitim dhe bollëk të madh në këtë derë. ‘

Ai njeri i cili fal shumë namaz, do të thirret për t’u futur në Xhenet nga Dera e Namazit.

Ata që përpiqen me jetën dhe pasurinë e tyre në rrugën e Allahut, do të futen në Xhenet nga kjo derë.

Ata që mbajnë agjërimin, do të futen nga Dera e Rejjanit.

Ata që japin lëmoshë, do të futen nga Dera e Lëmoshës.”

Ebu Bekri (r.a) e pyeti: “Nëna dhe babai im të qofshin falë, o i Dërguar i Allahut! A është e mundur që një besimtar të ftohet për t’u futur në Xhenet nga të gjitha këto dyer?”

Profeti Muhamed (a.s) iu përgjigj: “Po, dikush mund të ftohet nga të gjitha dyert dhe unë shpresoj se ti, o Ebu Bekr, do të jesh një prej tyre.”

Postime të ngashme

%d bloggers like this: