Një jetë e mbushur me qëllime të sinqerta

Sinqeriteti i qëllimit lind duke bërë zgjedhje për Allahun. Ne nuk bëjmë zgjedhje të çuditshme ose zgjedhje bazuar vetëm në dëshirë. Përkundrazi, besimtari është ai që përpiqet të bëjë zgjedhje për hir të Allahut.

Allahu i Madhëruar na thotë në Kuran: “E megjithatë, ata qenë urdhëruar vetëm që të adhuronin Allahun me përkushtim të sinqertë, duke qenë në fenë e pastër (të Ibrahimit), si dhe të falnin namazin e të jepnin zeqatën. Kjo është feja e drejtë.” [Kuran, 98: 5]

Hapi i dytë pas largimit nga tekat është bërja e zgjedhjeve të qëllimshme përmes qëllimit në adhurim, në punë, në të gjitha marrëdhëniet tuaja, në zgjedhjet tuaja të kësaj bote dhe në kënaqësitë e jetës. Fillon me aktet tuaja rituale të përkushtimit, por më pas shtrihet në të gjitha fushat e tjera të jetës. Nëse mund të bëni të gjitha zgjedhjet tuaja të përfshira nga një ndjenjë e përkushtimit ndaj Allahut dhe sinqeritetit për hir të Tij e me ndershmëri, atëherë ju keni përmbushur kornizën për të jetuar një jetë të qëllimshme.

Në aktet e adhurimit, mos u përqendroni vetëm te adhurimi; përkundrazi, kërkoni Allahun përmes adhurimit tuaj. Në mënyrë të ngjashme, në punën tuaj, shikoni se puna juaj është një akt devotshmërie dhe bëjeni atë duke kërkuar kënaqësinë e Allahut. Marrëdhëniet tuaja shoqërore nuk kanë të bëjnë thjesht me gruan, burrin, prindërit ose fëmijët tuaj. Ato kanë të bëjnë me përkushtimin ndaj Allahut. Për të gjitha zgjedhjet tuaja të jetës, kërkoni të bëni gjëra në një mënyrë të pëlqyeshme për Allahun, duke kërkuar kënaqësinë e Allahut me anë të kësaj.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: