Miraxhi, një udhëtim përtej qiejve

Kjo ngjarje, renditet tek më të mëdhatë në jetëshkrimin e Profetit Muhamed.Ky udhëtim na tregon që xhamiaAksaështë e shenjtë për myslimanët. Në këtë natë, Profetit Muhamed i shpallet ajeti: “I lavdëruar qoftë Ai që e mbarti robin e Tij (Muhamedin) natën nga Xhamia e Shenjtë (në Mekë) në Xhaminë e Largët (të Jeruzalemit), rrethinën e së cilës e kemi bekuar, për t’i treguar atij disa nga mrekullitë Tona.” (Kur’an, Isra, 1)
Ashtu siç ka bekuar Mekën dhe Medinen, Zoti i lartësuar ka bekuar dhe shenjtëruar edhe Kudsin bashkë me rrethinat e tij.

ISRAJA

Isra-ja është udhëtimi tokësor që Allahu ia mundësoi Pejgamberit, në vijën horizontale nga Qabeja në Kuds, Jeruzalem.

Profeti a.s ishte shtrirë duke fjetur pranë Qabes. Atë natë, Xhibrilia.s i shkon Profetit dhe e zgjon nga gjumi, për të nisur udhëtimin madhështor drejt Kudsit, e mandej drejt qiellit.
Xhibrilikishte sjellë me vete një kafshë për udhëtimin drejt Kudsit. Profeti e përshkruan atë me fjalët: “Ajo ishte më e madhe se gomari dhe më e vogël se mushka.” Edhe pse me trup të vogël, kjo kafshë ishte shumë e shpejtë, pasi çdo kërcim bëhej atje ku përfundonte shikimi, në horizont.
Profeti u zgjua dhe hypi në burak, kafshën e përgatitur për këtë qëllim.
Kështu filloi udhëtimi madhështor.

Kur Profeti a.s mbërriti në Kuds, hyri në xhaminë Aksa, të cilën e gjeti të mbushur me njerëzit më të mirë që ka parë faqja e tokës.
Për tu takuar me Profetin Muhamed, Zoti kishte sjellë të gjithë profetët dhe të dërguarit e mëparshëm.

Vetëm xhamia Aksa e ka gëzuar privilegjin e tubimit të gjithë profetëve. Po ashtu edhe Qabja, në të cilën profetët dhe të dërguarit kanë kryer ritualin e Haxhit. Megjithatë, xhamia Aksa mbetet vendi i vetëm ku të gjithë profetët dhe të dërguarit janë tubuar në një vend dhe në një kohë.

Sipas dijetarëve numri i të dërguarve është 300, kurse numri i profetëve është124 mijë.

Namazi me profetët dhe të dërguarit e Zotit

Të gjithë profetët ishin rreshtuar njëri pas tjetrit në xhami. Ai që u priu profetëve në namaz, ishte zotëria i njerëzimit, i dërguari i Zotit, Profeti Muhamed a.s.
Ai u zgjodh imami i të gjithë imamëve të njerëzimit. Ditën e Kiametit, kur për çdo popull do të sillet një dëshmitar, profeti Muhamed a.s do të dëshmojë për të gjithë profetët dhe popujt e tyre.

Pasi Profeti a.s fal dy rekatë namaz me profetët dhe të dërguarit e tjerë, vjen Xhibrilidhe i zgjat dy enë, njëra e mbushur me qumësht dhe tjetra e mbushur me verë.
Dhe Profeti zgjodhi enën e mbushur me qumësht.
Xhibrilii tha: “Je udhëzuar dhe është udhëzuar dhe umeti yt. Ti je orientuar drejt natyrës së pastër.”
Kjo ndodhi, është sinjali parë që vera dhe pijet alkoolike janë të dëmshme.
Profeti Muhamed nuk e ka pirë alkoolin kurrë, as pasi u bë profet dhe as më parë.

MIRAXHI

Miraxhi, është udhëtimi i Profetit Muhamed a.s.  nga Jeruzalemi për tek Sunduesi Botërave, Krijuesi i Gjithësisë, Allahu. Mir’axhi nënkupton udhëtimin dhe ngjitjen e Pejgamberit a.s. në vijën vertikale, prej Kudsit në shtatë qiejt, deri në SidretulMunteha, thellësira për të cilat di vetëm Allahu (xh.sh.). Askush nuk e di sesi ka qenë mjeti që e ka ngritur Profetin në qiej.

Profetit a.s iu mundësua udhëtimi qiellor i quajtur Miraxh, në të cilin ai u ngjit bashkë me Xhibrilindhe për disa çaste ata mbërritën në kufirin e skajshëm të qiellit të parë. Ne sot, nuk njohim veçse një pjesë të vogël të hapësirave qiellore. Shkencëtarët e matin largësinë mes trupave qiellore me vite dritë. Dritës së diellit për të mbërritur në tokë, i duhen tetë minuta. Sakaq, ekzistojnë yje dhe planetë të cilat gjenden me miliarda vite dritë larg tokës. Sakaq, Profeti a.s bashkë me Xhibrilina.s e përshkuan këtë distancë të madhe në disa çaste.

Kur mbërritën në kufirin përfundimtar të qiellit të dynjasë, i gjetën dyert të mbyllura. Xhibrilitrokiti dhe një zë nga brenda pyeti:
– Kush është?
Xhibriliiu përgjigj:
– Jam Xhibrili.
Meleku nga brenda pyeti:
– A është tjetër kush me ty?
Xhibrili, u përgjigj:
-Po, është Muhamedi.
Meleku tha:
-Jam urdhëruar të mos e hap këtë derë për dikë tjetër, veç tij.

Kështu, u hap dera dhe Profeti bashkë me Xhibrilinhynë brenda.
Pra dyert e qiellit ishin të hapura vetëm për Krenarinë e Njerëzimit, Profetit Muhamed a.s., paqja qoftë mbi të.

Atje, në qiellin e parë, Profeti a.s pa melekët, gjithashtupa dhe një burrë, të cilin e përshkruan kështu:
“Atje pashë një burrë të gjatë 16 parakrahë. Përreth tij, ishin grumbulluar shumë njerëz.
Sa herë që kthehej dhe shikonte në të djathtë, ai qeshte dhe sa herë që shihte në të majtë qante. I habitur e pyeta Xhibrilin:Kush është ky dhe kush janë këta të tjerët?!” Xhibrili mu përgjigj:Ky është babai yt Ademi. Ata që janë në krah të djathtë, janë banorët e xhenetit, kurse ata në krah të majtë janë banorët e zjarrit. Sa herë që shikon djathtas, sheh banorët e xhenetit, gjë e cila e gëzon. Kur sheh majtas, sheh banorët e zjarrit dhe kjo e mërzit.”

Po në qiellin e parë Profeti pa disa njerëz të cilët notonin në një lumë gjaku. Sa herë që arrinin në një breg, hapnin gojët dhe melekët ua mbushnin me gurë, duke i gjakosur. Kjo gjë bëhej sa herë që arrinin tek njëri breg. I çuditur nga kjo, Profeti pyet Xhibrilin:
“Kush janë këta o Xhibril?! Ai iu përgjigj: Këta janë ata njerëz të cilët abuzojnë me pasuritë e jetimëve. Kështu ndëshkohen gjer kur të vijë Dita e Kiametit.”

Në qiellin e parë Profeti pa gjithashtu edhe njerëz të tjerë me bark të madh, të cilët qëndronin të shtrirë. Ata shkeleshin me këmbë nga faraoni dhe mbështetësit e tij.
Para ndëshkimit të botës tjetër, Zoti ka përgatitur për faraonët dhe mbështetësit e tij ndëshkim edhe për jetën e varrit.  Ndëshkimi i faraonit dhe mbështetësve të tij gjatë jetës së varrit, është se çdo ditë në mëngjes dhe në mbrëmje çohen para zjarrit. Kurse pas ringjalljes ndëshkimi me zjarr do të jetë i përjetshëm. Gjatë vajtjes dhe kthimit nga zjarri, ata shkelin njerëzit me bark të madh, të cilët qëndrojnë të shtrirë.

I habitur, Profeti a.s e pyeti Xhibrilin a.s: Kush janë këta o Xhibril?! Ai iu përgjigj: Këta janë njerëzit që janë ushqyer me para kamate në dynja.

Më vonë, Profeti a.s sheh disa burra të cilët kishin përpara dy lloj ushqimesh, njëri lloj ishte ushqim i prishur, kurse tjetri ishte ushqim i mirë. Këta burra, linin ushqimin e mirë dhe hanin atë të prishurin. Profeti Muhamed u çudit nga kjo sjellje. Kush qenkan këta njerëz që zgjedhin ushqimin e prishur dhe lënë atë të mirin?! I habitur, e pyeti Xhibrilin: Kush janë këta o Xhibril? Ai iu përgjigj:Këta janë burrat imoralë, të cilët injorojnë gratë e tyre të ndershme dhe shkojnë pas grave të pamoralshme.

Pasi kaloi edhe disa eksperienca të tjera, Profeti a.s bashkë me Xhibrilina.s u ngjitën në qiellin e dytë. Atje, Profeti pa dy profetë nga më të mirët, profetin Isa a.s dhe Jahjaa.s. Profeti Muhamed e përshkruan profetin Isa me fjalët: “Ai kishte lëkurë të kuqe, as i gjatë dhe as i shkurtër, me quka në fytyrë dhe kur ulte kokën, dukej sikur do rrjedhë ujë.”

Mandej Profeti kaloi në qiellin e tretë, ku pa profetin Jusufa.s, për të cilin thotë: “Pasha Zotin, nuk kam parë njeri më të bukur. Atij i ishte dhënë gjysma e hijeshisë.”

Bukuria dhe hijeshia është ndarë në dy pjesë, ku njëra gjysmë i është dhënë të gjithë njerëzve dhe gjysma tjetër Jusufita.s.
Megjithatë, statusi dhe lavdia e Jusufita.s nuk është për shkak të hijeshisë, por për shkak të profecisë dhe urtësisë me të cilën e kishte pajisur Zoti.

Në qiellin e pestë, Profeti a.s takoi Harunina.s, një burrë i moshuar dhe fisnik, siç e përshkruan vetë profeti më vonë.
Kurse në qiellin e gjashtë, Profeti pa Musaina.s. Ai e përshkruan atë me fjalët: “Ai ishte zeshkan, shtat gjatë, thatanik, me hundë të madhe.”
Musaia.s radhitet tek profetët e privilegjuar nga Zoti, pasi bisedonte me të direkt, pa ndërmjetës.

Në qiellin e shtatë, Profeti a.s pa BejtulMamur, ose Qaben e banorëve të qiellit. Ashtu siç kemi ne njerëzit Qaben tonë këtu në tokë, banorët e qiellit kanë Qaben e tyre në qiell, e cila njihet me emrin BejtulMamur. Ajo ndodhet në vijë të drejtë mbi Qaben e tokës. Profeti ka thënë se: “Shtatëdhjetë mijë melekë bëjnë tavafin rreth saj dhe kurrë nuk kthehen sërish për tavaf deri në Ditën e Kiametit.”

Tavafi që këta melekë bëjnë rreth Bejtul Mamur, është i pari dhe i fundit në jetën e tyre. Kurrë më parë dhe kurrë më pas nuk u jepet kjo mundësi. A e imagjinoni dot sa mund të jetë numri i melekëve? Veç Zoti e di diçka të tillë.

Qielli është i mbushur me melekë, disa prej të cilëve janë në sexhde, të tjerë në ruku, të tjerë në këmbë dhe të tjerë përmendin Zotin. Profeti Muhamed a.s thotë: “Është rënduar qielli dhe ka të drejtë të rëndohet. Në çdo pëllëmbë vend, gjendet një melek i cili adhuron Zotin.”

Profeti ka thënë se në qiellin e shtatëpashë një burrë që kishte mbështetur shpinën tek BejtulMamur. Ai është njeriu më i ngjashëm me mikun tuaj (profetin Muhamed a.s). Unë e pyeta Xhibrilin kush ishte ai burrë dhe ai më tha:Ky është babai yt Ibrahimi a.s.”

Në çdo qiell, Profeti a.s gjeti profetë, me të cilët përshëndetej dhe takohej miqësisht.
Bashkë me Xhibrilina.s, Profeti a.s mbërriti në skajin më të lartë të qiellit të shtatë. Vetëm atje, Profeti arriti ta shohë Xhibrilinnë formën e tij origjinale për herë të dytë, pasi hera e parë ishte në natën e parë të shpalljes sëprofecisë.
Gjatë gjithë viteve të tjera, i shfaqej në forma të ndryshme. Pra, ishte hera e dytë që Profeti a.s e shihte Xhibrilina.s në formën e tij origjinale dhe kjo në skajin më të lartë të qiellit të shtatë, pranë SidretulMunteha.

Profeti a.s. dhe Xhibrilimbërritën në një stacion ku kurrë më parë nuk kishte shkelur këmbë njeriu. Madje, mbërritën aty ku nuk kishin shkelur edhe vetëmelekët, përveç Xhibrilit. Profeti tregon më vonë se: “Kur u ktheva nga Xhibrili, pashë që ai ishte bërë si një copë rrogozi e vjetër nga droja e Zotit.”
Ishte pikërisht Xhibrilia.s, i cili përshkruhet si shumë i fuqishëm dhe madhështor, në një vend të tillë i ngjante rrogozit të vjetër.

Në këtë moment, Xhibrilia.s e ndali hapin dhe duke iu drejtuar Profetit, i thotë: “O Muhamed! Ti vazhdo, se për Zotin, nëse hedh një hap më andej, shkrihem.”
Atëherë Profeti a.s vazhdoi derisa arriti në një vend ku nuk kishte shkelur askush më parë, as melekë dhe as njerëz. Ky ishte një nder dhe privilegj që Zoti i jepte profetit dhe të dërguarit të fundit.

Profetitregon se vazhdoi të eci, gjersa arriti tek SidretulMunteha. Ai e përshkruan këtë vend me fjalët: “Ajo ishte një pemë, me gjethe që u ngjajnë veshëve të elefantëve, kurse frytet u ngjanin ibrikëve. Në një çast, kjo pemë përfshihet dhe mbulohet na nuri i Allahut të lartësuar. Lidhur mëkëtëZoti në Kuran thotë:“Kur Sidrën çfarë nuk e mbulonte! Shikimi i tij nuk u shmang dhe as nuk e kaloi masën, por ai pa disa nga mrekullitë më madhështore të Zotit të tij!”(Nexhm, 13-18)
Ndërsa profeti Muhamed thotë për këtë moment “Kur Sidren e mbuloi nuri i Allahut, pamja e saj ndryshoi dhe u rrethua me flutura ari. Ajo u shndërrua aq e bukur dhe e hijshme, saqë asnjë nga njerëzit nuk e përshkruan dot.”

Nëse e kishte të pamundur vetë i dërguari i Allahut a.s, ta përshkruajë, edhe pse ishte më oratori, askush tjetër nuk do të mundej. SidretulMunteha është thjesht një nga krijesat e Zotit, dhe në çastin kur ajo u mbulua nga nuri i Allahut, u shdërrua aq e bukur saqë nuk mund të përshkruhej nga gjuha e njeriut. Nëse një krijesë e Zotit bëhet aq e bukur kur i jepet drita e Allahut, ç’mund të themi për hijeshinë dhe madhështinë e vetë Allahut të lartësuar?

Në këtë vend madhështor, i dërguari i Zotit a.s do të komunikojë drejtpërdrejt me Zotin e tij, pa ndërmjetës. Musaia.s, njihet si bashkëbiseduesi me Zotin, Ibrahimi a.s njihet si i miku i Zotit, kurse profeti Muhamed a.s është bashkëbiseduesi dhe miku i Allahut. Atij i ishin rezervuar të gjithë nderet dhe privilegjet e profetëve të tjerë.

Në këtë vend të lartë dhe madhështor Pejgamberit i janë dhënë tri dhurata nga Allahu:

  1. Tri ajetet e fundit nga surja ElBekare;
  2. Premtimi me Xhenetin për ata që janë pasuesit e Muhamedit a.s., e që Allahut nuk i shoqërojnë dikë tjetër;
  3. Falja e pesë namazeve gjatë ditës.

Në Sidretul Munteha, Zoti i lartësuar e obligon profetin Muhamed a.s dhe umetin e tij të falë namazin.

Të gjithë obligimet dhe detyrat e tjera, agjërimi, zekati, haxhi etj… i transmetoheshin profetit Muhamed a.s nëpërmjet Xhibrilita.s. Namazi është obligimi i vetëm, i cili iu transmetua Profetit nga vetë Zoti në mënyrë të drejtpërdrejtë, në një vend tepër madhështor. E gjitha kjo, me qëllim që të vlerësohet rëndësia e namazit. Bazuar në këtë, Profeti a.s thotë: “Besa që na dallon neve nga jobesimtarët është namazi. Prandaj, kush e braktis atë ka mohuar.”

RRUGA E KTHIMIT

Pas kësaj ndodhie, Profeti a.s mori rrugën e kthimit për në Kuds dhe që andej drejt Mekes. Profeti u kthye në Mekë, akoma pa aguar. Të gjithë këto ndodhi, ishin zhvilluar gjatë natës. Kur Pejgamberi a.s. u kthye nga ky udhëtim i jashtëzakonshëm, shtrati i tij nuk ishte ftohur ende dhe uji i abdesit nuk kishte pushuar së rrjedhuri ende nga ibriku.
Kjo nuk është e pamundur kur e dimë se Allahu është Ai Që e sundon kohën dhe gjithësinë. Ai ka bërë që shpejtësia e materies të mos arrijë shpejtësinë e dritës. Nëse arrihet që kohën ta vendosim (ta shndërrojmë) në zero, atëherë kalohet në amshueshmëri. Dhe këtë zero në kohë mund ta vendosë vetëm Allahu. Prandaj Allahu, me rastin e kësaj ndodhie, u urdhëroi të gjitha ligjeve që sundojnë në botën materiale, që të pushonin së vepruari për pak çaste dhe të largoheshin të gjitha pengesat e kohës, vendit, hapësirës, të folurit, dëgjimit, shikimit, udhëtimit, lëvizjes, qetësisë, lodhjes dhe pushimit.

Të nesërmen në mëngjes, Profeti a.s ishte akoma shumë i emocionuar për gjithçka që i kishte ndodhur atë natë.

Kjo bëri që edhe disa nga myslimanët të lëkunden dhe të dyshojnë në vërtetësinë e asaj që thoshte Profeti a.s. Ishte diçka e paimagjinueshme që dikush të shkojë dhe të kthehej brenda natës në Kuds.

Kur ngjarja iu tregua EbuBekrit, mikut më të afërt të Profetit ai tha: “Nëse e ka thënë profeti, atëherë ashtu ka ndodhur.”

Nga kjo ngjarje mësojmë se, atëherë kur heqin dorë njerëzit në tokë, vjen ndihma nga qielli. Lidhja në mes Mesxhidul Haramit dhe MesxhidulAksasë na bën me dije se këto dy xhami janë të shenjta.
Namazi i Pejgamberit a.s. si imam i pejgamberëve të tjerë, ka domethënien se mesazhi i tij vlen për të gjithë popujt, për të gjitha vendet dhe do të vazhdojë të vlejë sa të ketë jetë mbi tokë.
Të gjithë urdhrat dhe ndalimet i kanë ardhur Muhamedit (a.s.) nga Allahu nëpërmjet melekutXhibril, e vetëm një obligim i ka ardhur drejtpërdrejt, dhe ai është namazi, gjë që tregon për rëndësinë e tij.
Me namaz njeriu lartësohet dhe afrohet tek Allahu. Prandaj namazi nuk duhet të shihet vetëm si një obligim, po duhet të shndërrohet në një lloj miraxhi, ku ne të ndiejmë kënaqësinë e qëndrimit para Allahut dhe të komunikimit me Të.

Ky udhëtim i Profetit a.s dhe kjo mrekulli, nuk ishte për të bindur idhujtarët mbi vërtetësinë e Profetit a.s. Ajo ishte për ti dhënë zemër, kurajë; për ti dhënë forcë të dërguarit të Zotit Muhamedit paqja qoftë mbi të, për ta nderuar atë dhe ymetin e tij.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: