Marrëdhënieve mes motrave e vëllezërve, këshilla për prindërit
Si do të donit që fëmijët tuaj të silleshin me njëri-tjetrin? Kur këtë pyetje ia bënë një grupi prindërish, përgjigjet që ata dhanë ishin: i dashur, mbrojtës, i respektueshëm, bashkëpunues, i kujdesshëm, tolerant, mirëkuptues, dhe përkrahës.
Por kur u pyetën se si ishin ndjerë ata si fëmijë ndaj motrave e vëllezërve, përgjigjet ishin: xheloz, konkurrues, të prekur, por në të njëjtën kohë të dashur dhe të admiruar.
PRITSHMËRI TË PAPËRMBUSHURA
Pse shqetësoheni kaq shumë për marrëdhënien mes fëmijëve tuaj?
Gjatë fëmijërisë edhe ne vetë kemi ëndërruar për një marrëdhënie të mirë me motrën/vëllain, por jo gjithnjë ndodhte ashtu. Prindërti na kërkonin të shkonim mirë dhe ta donim njëri-tjetrin e të mos grindeshim. Shumica prej nesh e mbajnë mend se sa i dhimbshëm është inati i një vëllai/motre.
E vërteta është se ndjenjat e dashurisë/urrejtjes, bashkëpunimit/konkurencës, mbrojtjes/refuzimit janë normale në marrëdhëniet mes vëllezërve e motrave. Si prind nuk duhet të ndiheni keq sepse nuk mund t’i besoni fëmijës suaj 3-vjeçar dhe ta lini vetëm me foshnjën e sapolindur në dhomë, por duhet të kuptoni se rivalitetit mes tyre nuk është gjithnjë i keq dhe duhet të mësoni mënyrat për ta përballuar atë.
PSE NDODH?
Fëmijët e vegjël e mendojnë dashurinë si diçka të kufizuar: prindërit kanë një sasi të caktuar dhe atyre iu duhet ta ndajnë me të tjerët. Sa më shumë njerëz, aq më pak dashuri iu takon atyre. Fëmijët më të mëdhenj konkurojnë për kohën dhe vëmendjen e prindërve. Ata fiksojnë çdo detaj në lidhje me trajtimin e barabartë. Vajza ime ma kujton edhe sot se e motra u lejua të vishte geta tre vjet më herët se ajo.
NUK ËSHTË GJITHNJË E KEQE
Psikologët thone se përmes roleve të tyre armiqësore fëmijët mësojnë shumë në lidhje me marrëdhëniet njerëzore, si të mbrojnë të drejtat e tyre, si të konkurojnë pa u treguar armiqësorë e agresivë, si t’i zgjidhin konfliktet me kompromis dhe negociata dhe si të humbin me dinjitet.
NISENI ME KËMBËN E MBARË
Kur në shtëpi vjen një fëmijë tjetër, prindërit i pyesin se si sillet fëmija i madh. Ne zakonisht themi “oh ai e do motrën e vet”, por nuk është kaq e thjeshtë. Edhe kur ata të mos duan të rrinë me beben e vogël, nuk duhet ta marrim këtë si shenjë të mungesës së dashurisë. Sa më pranues të tregoheni ju ndaj kundërshtimeve të fëmijës së madh, aq më të lehtë do e ketë ai të pranojë vëllain/motrën e vogël.
- Nxitini fëmijët e mëdhenj t’i shprehin ndjenjat e tyre ndaj më të vegjëlve.
- Flisni për avantazhet e tëe qenët fëmija i madh, për lojërat që ai mund të luajë, për faktin që mund të shkojë të rrijë tek gjyshërit etj.
- Pyeteni fëmijën para se të vendosni t’i jepni sendet e tij fëmijës më të vogël. Për të ato kanë më shumë rëndësi se sa e mendoni.
- Mos harroni që fëmijës mund t’i duhet kohë të mësohet me idenë e një vëllai apo motre, kohë për të kuptuar që ju jeni edhe prindërit e dikujt tjetër përveç tij.
KËSHILLA PËR T’U MARRË ME FËMIJËN E MADH
- Sa më të vegjël fëmijët, aq më shumë do te jetë e nevojshme ndërhyrja juaj. Me kalimin e kohës ata do të mësojnë t’i gjejnë vetë zgjidhjet e zënkave.
- Nëse ndërhyni, bëjeni këtë me qetësi dhe paanshmërisht,pa përcaktuar “fajtorin” dhe “viktimën”.
- Vendosni disa rregulla bazë dhe qëndroni besnikë ndaj tyre si psh. “nuk lejohet të gjuani njëri-tjetrin”, “nuk mund të fyeni” etj.
- “E drejtë” nuk ka kuptim të njëjtë për ta, pasi secili ka nevoja të ndryshme. Në vend që t’i trajtoni ata si të barabartë sipas jush, trajtojini si krijesa unike