Nevoja e të rinjve për model

Bën gabim të madh ai që mendon, se vetëm babai është modeli i djalit, apo vetëm nëna është modeli i vajzës. Në fakt, që të dy – babai dhe nëna – janë model për djemtë dhe vajzat e tyre. Po, është e vërtetë që ndikimi i nënës është më i madh tek vajza, për shkak se i përkasin të njëjtës gjini dhe se ndikimi i babait është më i madh dhe më i dukshëm te djali po për këtë shkak, por ky nuk është rregull fiks dhe i prerë. Djali mund të ndikohet më shumë nga nëna e tij sesa nga babai, vajza mund të ndikohet më shumë nga i ati sesa nga e ëma.

Fëmijët mund të ndikohen nga të dy prindërit. Teksa lexon jetëshkrimin e kolosëve të ndryshëm, burra e gra, konstaton këtë ndikim të ndërsjellë, i cili nuk ka gjini. Ka burra të lavdishëm, të cilët kanë qenë të ndikuar nga nëna, ashtu siç ka gra të lavdishme, të cilat janë ndikuar nga baballarët e tyre. Po ashtu ka edhe një kategori të tretë, që janë ndikuar nga të dy.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: