A i trembet miku, mikut?

Tregohet se kur Ibrahimi alejhi selam kujtonte ndonjë lapsus trembej aq shumë sa që dëgjohej përgjërimi i zemrës në çdo rrahje.

Allahu i Gjithëditur i dërgoi Ibrahimit a.s. Xhebrailin a.s.  dhe i shkoi pranë e i tha: O Ibrahim, Allahu të dërgon selam dhe thotë se: A trembet miku prej mikut?

Ibrahimi alejhi selam u përgjigj: O Xhebrail, kur kujtoj dhe mendoj për ‘gabimet ‘ e mia harroj miqësinë.

E pra, kjo është gjendja e Profetëve, njerëzve të mirë, asketëve.

Po ne në ç’gjendje jemi?

Shënim: Profetët nuk kanë gabime por në kontekst nënkuptohet modestia e kolosit të Profetëve, Ibrahimit a.s.

Burimi:  Mukeshefetu El Kulub i Imamit Ebu Hamid Muhammed bin Muhammed El Gazali 

Përshtati nga arabishtja: Klodian Tafani.

© URTESI.AL

Postime të ngashme

%d bloggers like this: