Kriteri profetik për të qenë njeriu më i mirë

“Besimtarët me besimin më të përsosur mes jush janë ata që kanë sjelljen më të mirë. Gjithashtu, më të mirët mes jush, janë ata që sillen mirë me bashkëshortet e tyre.”

Qëllimi i urdhrave dhe ndalimeve hyjnore është që njeriu të ketë etikë të përsosur. Nuk ka dyshim se personi që u bindet më shumë urdhrave të Allahut është besimtari më i mirë dhe më i përsosur. Besimi bëhet i dukshëm në jetë në formën e etikës së lartë. Duke vepruar sipas këtij këndvështrimi, Profeti tha se myslimani me besimin më të fortë do të ishte personi me etikën më të lartë dhe se një person që nuk ishte i sjellshëm, do të kishte një mangësi në besimin e tij. Njerëzit të cilët shkojnë mirë me të tjerët, i trajtojnë të gjithë me një fytyrë të qeshur, duan mirësi për të gjithë dhe përpiqen të mos ofendojnë askënd.

Kriteri i besimit të përsosur është sjellja e mirë; kriteri i të qenit i mirë është trajtimi i mirë i bashkëshortes. Një person i mirë i trajton mirë anëtarët e familjes së tij, i do ata, kujdeset për ta, i mbikëqyr gabimet e tyre dhe përpiqet të plotësojë nevojat e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme. Për shkak të vullnetit të tij të mirë dhe sjelljes së sinqertë ndaj anëtarëve të familjes së tij, ai u lë përshtypje të tillë sa që anëtarët e familjes së tij e konsiderojnë atë personin më të mirë në botë.

Kryefamiljari që i trajtoi më së miri gratë e tij është Profeti Muhamed (a.s.), i cili është padyshim personi më i mirë në botë. Një person i mirë modelon veten pas Profetit për sa i përket sjelljes së mirë me familjen e tij dhe vepron ashtu si ai shprehet më poshtë:

* Ai shpreh dashurinë e tij për gruan kohë pas kohe dhe flet për gjërat e bukura që ai planifikon për të në të ardhmen.

* Ai gjen raste të ndryshme për një bisedë të këndshme; ai i tregon gruas së tij për informacionin e dobishëm që sheh, dëgjon dhe lexon.

* Ai ndonjëherë bën shaka, qesh, bën që të qeshin familjarët dhe krijon një atmosferë miqësore në shtëpi.

Profeti vrapoi dhe garoi me Hz. Aishen në periudha të ndryshme të jetës së tij. Në garat e para, ajo vrapoi më shpejt se Profeti, por kur ajo kishte shtuar pak në peshë, Profeti vrapoi më shpejt dhe i tha gruas së tij të dashur: “Kjo është gara e kthimit e asaj të mëparshmes” (Ebu Dawud, Xhihad 61) .

Çfarë kemi mësuar nga hadithi?

  1. Një besimtar i trajton mirë të gjithë njerëzit, veçanërisht anëtarët e familjes së tij. Ai dëshiron mirësi për ta, i mirëkupton për gabimet e tyre dhe përpiqet t’i këshillojë në formën më të mirë.
  2. Masa e të qenit i mirë është të sillesh mirë me bashkëshorten, ose anasjelltas. Një person që nuk e trajton mirë gruan e tij, nuk është person i mirë.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: