Kurani dhe Shkenca

Në Kuran ka një numër të madh ajetesh që tërheqin vëmendjen rreth çështjeve që janë subjekt i shkencave natyrore. Përkundrejt 150 ajeteve që lidhen me fushën e mjekësisë, biologjisë, astronomisë, kimisë dhe fizikës, Kurani na urdhëron të bëjmë analiza dhe studime. Tani le të japim disa shembuj rreth fakteve të Kuranit që lidhen me shkencën.

Ne me forcën tonë e ngritëm qiellin dhe Ne e zgjerojmë atë” (Dharijat 47). Është shpjeguar nga disa shkencëtarë se universi vazhdon në zgjerimin e tij. Kjo hipotezë, pas pohimit të Ainshtajnit se universi zgjerohet, pasi është përpunuar më vonë një balonë nga Huble dhe belgu Lemaitre, po shkon drejt saktësimit.

Në atmosferë, sa më lart të ngjitesh, trysnia ulet dhe zvogëlohet sasia e oksigjenit. Për këtë arsye, njerëzit që ngjiten në lartësi të mëdha kanë vështirësi në frymëmarrje dhe fillon t’u merren mendtë. Kurani me ajetin: “Zoti atyre njerëzve që u kërkon shpëtimin ua hap zemrat drejt Islamit dhe atij që dëshiron ta lërë të humbur, zemrën e tij ia bën shumë të ngushtë sikur të ngjitej në qiell.” (En’am 125), thekson këtë të vërtetë shkencore.

Kapiteni Coustequ, njohës i mirë i studimeve detare, i përgatitur në Evropën e shekullit XX, si përfundim i studimeve që bëri, zbuloi se Deti Mesdhe dhe Oqeani Atlantik nuk përzihen më njëri-tjetrin. Ky studiues i mirënjohur pa të vërtetën shkencore në Kuran dhe u bë mysliman.

A mendon njeriu se nuk do t’ia mbledhim eshtrat? Po, do t’ia mbledhim! Duke qenë se ne jemi të zotët t’ia rikrijojmë si kanë qenë edhe majat e gishtave të tij” (Kijame 3-4). Letërnjoftimi i vërtetë i njeriut janë shenjat në majat e gishtave. Kjo e vërtetë u zbulua në fundin e shekullit të XIX, dhe pas një periudhe përvoje, filloi të përdoret veçanërisht nga personeli i policisë. Kurani këtë të vërtetë e pati theksuar 14 shekuj më parë.

Një njeri që gjatë gjithë jetës nuk ka parë asgjë në emër të shkencës, a mund të flasë vetë rreth të vërtetave shkencore të mundësuara vetëm në shekujt e XIX-XX? A mund të njiheshin zhvillimet shkencore që u përmendën këtu dhe shumë të fshehta të shkencës? Duke mos qenë i ndryshuar, Kurani është transmetim i Zotit nëpërmjet Xhebrailit, robit të Tij, Profetit Muhamedit (s.a.s.), i cili është përcjellës i të fshehtave që formojnë gjuhën hyjnore drejt lumturisë së kësaj bote dhe asaj të përjetshmes.

Sikurse kuptohet nëpërmjet shenjave të mësipërme, është mëse e qartë se Kurani është shpallje e drejtë. Pastaj edhe idhujtarët e kohës së shpalljes, megjithëse nëpërmjet gjuhëve të tyre kundërshtuan faktin e transmetimit të tij, me këtë rrugë nëpërmjet sjelljeve të tyre, dëshmuan që ai është shpallje e vërtetë. Po të kishte qenë i mundur debati në Kuranin, vallë a do të ishte më e pranueshme që përkundrejt një rrugëdalje, si hedhja poshtë e kësaj çështje, duke debatuar me një a dy rreshta, të parapëlqehej rruga e konfrontimit më të ndërlikuar dhe më të rrezikshëm? A është e logjikshme që ai fis i zgjuar dhe ai popull diplomat, të braktisë një rrugë të shkurtër, të rehatshme e të lehtë dhe të zgjedhë një rrugë më të rrezikshme që do të rrezikonte gjithë pasurinë dhe jetën e tij?!

Sepse të parët e tyre, sikur të mund të debatonin qoftë edhe me disa germa, Kurani do të hiqte dorë nga misioni i tij. Dhe ata do të shpëtonin nga shkatërrimi material e shpirtëror. Por ja që ata zgjodhën një rrugë të gjatë e të tmerrshme si konflikti. Domethënë debati me fjalë nuk ishte i mundur, ishte i paarritshëm. Për këtë arsye ata u detyruan të zgjidhnin konfrontimin me shpatë.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: