• July 10, 2020

Ja çfarë nuk dinit rreth hutbes së xhumasë

Hutbeja e Xhumasë/Ligjërata e ditës së premte.

Salavatet për profetit a.s gjatë hutbes dhe përgjigja ndaj duasë është mekruh (e papëlqyeshme)

Nëse duhet që të dërgosh salavate profetit a.s apo ti përgjigjesh lutjes me “amin”, kjo duhet të bëhet nga brënda dhe jo të shqiptohet me zë.

Lutja e e bërë prej imamit në hutbe është sunet, por pëlqehet që xhemati të qëndrojë në heshtje ndaj lutjes.

Qëndrimi në heshtje gjatë hutbes (ligjëratës)

Transmetohet nga Ebu Hurejra se profeti a.s ka thënë: “Nëse gjatë hutbes paralajmëron shokun që flet në krah ke folur fjalë koti” (Buhârî, Cuma 36, Muslim, Xhuma 11)

Përsëri në një transmetim tjetër profeti a.s thotë: “Kush merrr abdest, niset për në namazin xhumasë dhe dëgjon në heshtje hutben e xhumasë, i falen  gjithë mëkatet nga e premtja e kaluar deri në atë ditë, madje dhe për 3 ditë të tjera. Ai i cili merret qoftë dhe me një guralec, është marrë me punë koti.” (Ebu Davut, Xhuma 1050)

Hz. Aliu r.a në një nga hutbet e mbajtura në Kufe thotë:

“Ditën e premte dalin shejtanët me flamunj nëpër pazare dhe mundohen që t’i pengojnë njerëzit nga shkuarja në xhami. Atë ditë dalin edhe ëngjëjt të cilët zënë vend para hyrjes së xhamisë  dhe shkruajnë emrin e secilit që vjen ne rradhë të parë apo dytë deri në çastin që imami del në hutbe. Nëse personi që vjen ulet në një vend ku dëgjohet imami, qëndron në heshtje dhe nuk merret me punë të kota i shkruhen 2 sevabe, nëse personi që vjen ulet në një vend ku dëgjohet imami, por nuk qëndron në heshtje ose merret me punë te kota atij i shkruhet një gjynah (mëkat). Madje edhe nëse i thotë shokut që flet në krah “pusho” ai është marrë me punë koti dhe nuk i mbetet ç’ka të marrë nga ajo e xhuma.”

Hz. Aliu r.a e mbyll hutben e tij: “Kështu  dëgjova nga i dërguari i Zotit a.s”
(Ebu Davud,Xhuma 1051)

Nëse hatibi është ngjitur në minber dhe ka filluar hutben, xhemati duhet ta dëgjojë atë, të mos kthejë selamin apo të falë nafile. Edhe nëse në hutbe kalon emri i nderuar i profetit Muhamed duhet të qëndrojë në heshje, sipas një mendimi të Ebu Jusuf mundet të çojë salavate nga brenda vetes.

Shënim: Sipas medhebit shaf’i mund të falet namaz nafile (vullnetar)

 

*Konkluzion

Dijeratët e shkollës juridike hanefi e vlerësojnë si tërësi “çastin që imami del në minber dhe fillon hutben deri në mbarimin e namazit” dhe konsiderojnë haram (të ndaluar) në hutbe çdo gjë që ndalohet gjatë namazit.

Xhemati duhet që qëndrojë në heshtje, të mos kthejë selamin apo të falë nafile por nëse gjatë hutbes kalon duaja/lutja mund t’i përgjigjet asaj me “amin” në heshtje ose nëse kalon emri i nderuar i profetit Muhamed a.s mund të dërgojë salavate ndaj tij a.s vetëm nga brënda vetes ose me një zë që mund ta dëgjojë vetëm ai.
(Ibn Abidin,El-Hedijjetul-Alaijje,155-156).

 

Nga Valter Samurri

©URTESI.AL

Postime të mëparshëm

A i trembet miku, mikut?

Postime të rradhës

Tre fëmijët që kanë folur që në djep