Hz. Ali (r.a) dhe i Krishteri!

Hz. Aliu (r.a) shkon si i ftuar në shtëpinë e një personi i cili i përkiste fesë së krishterë, personi i nxjerr rrush për të ngrënë dhe Hz. Aliu e ha atë, më pas ai sjell verë e bërë prej rrushit. Hz. Aliu (r.a):

– Ajo është e ndaluar! – i thotë.

– Unë çuditem me ju myslimanët, rrushin e hani dhe thoni se është i lejuar, kurse verën nuk e pini se është e ndaluar, kur ajo nga rrushi nxirret. – thotë i krishteri.

– A ke grua, ke. A ke vajzë, ke. Le të vijnë të dyja këtu? – i thotë Hz Aliu.

Pasi vijnë gruaja me vajzën Hz Aliu vazhdoi e tha;

– Kjo vajzë është e kësaj nëne, por Allahu ta ka lejuar ty nënën, kurse vajzën ta ka ndaluar.

Pasi dëgjon këto fjalë plot me urtësi, i Krishteri thotë;

– Dëshmoj se Allahu është një dhe se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij dhe se ti o Ali je Halifja e tij, i puthi dorë, duke pranuar kështu Islamin.

Përktheu: Marius Tafani

Postime të ngashme

%d bloggers like this: