Një këshillë profetike që përmbledh të gjithë jetën tonë
Dikush shkoi te Profeti Muhamed (a.s) dhe kërkoi prej tij një këshillë të shkurtër. Profeti (a.s) i dha një këshillë, e cila përmbledh shumë aspekte të jetës tonë dhe ruan marrëdhënien e njeriut me Zotin dhe krijesat e Tij. Profeti (a.s) e këshilloi që në fillim të kujdesej në formën më të mirë për faljen e namazit, duke treguar se lidhja me Zotin është më e rëndësishmja. Më pas e këshilloni të ruante gjuhën dhe në fund, ta humbiste shpresën nga gjërat që zotërojnë njerëzit, duke iu mbështetur tërësisht Allahut.
Ai i tha: “Kur të çohesh për të falur namaz, falu sikurse të jetë namazi yt i fundit. Mos fol fjalë, për të cilat nesër do të të duhet të kërkosh falje dhe humbe shpresën nga ajo që gjendet në duart e njerëzve.”
Burimi: Musnedi i Imam Ahmedit.