Dobitë e Zekatit (2)

Zekati ndërlidh shtresat e ndryshme të shoqërisë, për shkak të frymës ndihmuese që ka. Tek i pasuri lind një dashuri, dhembshuri dhe ndjenjë mëshirë ndaj të varfrit, kurse tek i varfri lind një ndjenjë respekti dhe bindjeje ndaj të pasurit. Ndjenja e xhelozisë, smirës dhe urrejtjes largohet nga shoqëria. I pasuri nuk i bën padrejtësi të varfrit dhe nuk e lë atë të shtrijë dorën ndaj të tjerëve. Kurse i varfri nuk ushqen ndjenjat e armiqësisë, poshtërsisë dhe xhelozisë ndaj të pasurit. Ashtu siç kalon dhe në një hadith të Profetit (a.s) ku thotë: “Zemra e shtyn ta dojë një person të cilin bën mirë, kurse personin që bën keq e shtyn të mos e dojë.”

Duke i bashkuar kështu me njëri tjetrin e shtyn shoqërisë drejt rehatisë shoqërore, në rast të kundërt një pjesë e shoqërisë bashkohet dhe ngrihet kundrejt tjetrës duke vjedhur, vrarë dhe gjëra të ngjashme. Zekati është një derë për një ringritje të madhe ekonomike dhe shoqërore.

Të gjitha zënkat dhe luftërat gjatë gjithë historisë njerëzore për këtë arsye janë bërë. Ti ke dhe unë nuk kam ka qënë motoja dhe shkaku i gjithë këtyre përballjeve të përgjakshme. Islami për të parandaluar këtë gjë e cila ka vazhduar që me fillimin e njerëzimit, ka ngritur institucionet e zekatit, sadakasë dhe vakëfeve.  Zekati është ura lidhëse e Islamit, për të ndihmuar besimtarët është e nevojshme të kalohet nga kjo urë.

Po, nëse shikoni shoqërinë me një vështrim historik dhe i kushtoni vëmendje dënimit të qenieve njerëzore, ju do të shihni se si lindën revolucionet, shkatërrimet morale që shfaqen në shoqëri, ato kanë lindur për shkak të dy fjalëve: e para: nëse dikush tjetër vdes nga uria, sidoqoftë ata të vdekur janë. “Së dyti:” Ju mbytuni në probleme, kurse unë të relaksohem në mirësi dhe mirëqenie”. E vetmja formulë e cila e fshin tronditjen shoqërore është zekati.

Kushti kryesor që shoqëria të ruajë ekuilibrin e saj është që midis shtresave të mos ketë boshllëqe. Aristokratët nga punëtorët dhe të pasurit nga të varfrit nuk duhet të largohen prej njërit. E vetmja lidhje që mund t’i mbajë të bashkuara këto shtresa është zekati. Por nëse do të implementohej kamata dhe interesi, atëherë hapësira dhe distanca midis këtyre shtresave sa vjen dhe do të shtohej.

Përgatiti: Marius Tafani

Postime të ngashme

%d bloggers like this: