Ç’të mbjellësh do të korrësh 

Një ditë teksa Hz. Isa (a.s.) ecte në rrugë, shikon një të ri, i cili kishte kapur një të moshuar dhe po e tërhiqte zvarrë duke e goditur me shkelma. Kur shikon këtë gjendje Isai (a.s) mërzitet shumë dhe niset për të ndaluar djalin i cili po i bënte keq këtij plaku të gjorë.

Në momentin kur mundohet të largojë të riun, me qëllim që ta lëshojë plakun, e të mos e godasë më, plaku i kthehet Isait (a.s.) duke i thënë: Të lutem, të përgjërohem, lëre të më shkelmojë.

I çuditur dhe shastisur nga kjo situatë që po shihte, Isai (a.s) pyet për shkakun se pse nuk dëshironte ta ndalonte djalin?

Plaku i përgjigjet duke i thënë se: Unë, po në këtë vend e kam goditur tim atë dhe ky djalosh është djali im. Të njëjtën gjë që i kam bërë unë babit tim, po ma bën tani djali im. Ai nuk po bën gjë tjetër vetëm se po hakmerret për sjelljen time ndaj tim eti.

Përgatiti: Marius Tafani

© URTESI.AL

 

Postime të ngashme

%d bloggers like this: