Trokit pareshtur tek ajo derë..

Trokit pareshtur tek ajo derë..

Një njeri i ditur për vite me radhë u jepte nxënësve mësime për besimin e drejtë. Dhe me të vërtetë i udhëzonte. Dhe në atë mënyrë saqë arrijnë të shohin me sytë e zemrës. Vjen një kohë e nxënësit e kuptojnë se cili ishte vendi i destinuar për mësuesin e tyre.

“Ai dukej në mesin e kryengritësve ndaj Allahut (xh.sh) dhe atyre që digjen në zjarr.

Kur shohin këtë nxënësit largohen pak nga pak nga mësuesi i tyre dhe lënë mësimin. Vetëm njëri thotë: Le të bëhet ç‘të bëhet, meqenëse unë kam ardhur në këtë gradë me dorën e këtij personi, nuk do të largohem” dhe vazhdon në të tijën. Mësuesi e pyet: “ Biri im ku janë shokët e tu? Nuk po vijnë?”

Nxënësi nuk i thotë të vërtetën. Si mund ta thoshte…

Por ai njeri i madh ngul këmbë dy, tre herë. Më së fundi nxënësi mbyll sytë hap gojën dhe thotë të vërtetën:

“Zotëri, shokët e mi panë që ju ishit nga njerëzit e xhehenemit, prandaj u larguan dhe s’vijnë më.” Ai njeri i madh kur dëgjoi këtë, foli mjaft i qetë: “Ah, ashtu… djalosh. Unë e shoh dhe e di gjendjen time prej 40 vjetësh. Por nuk e di dhe nuk njoh derë tjetër përveç derës së Allahut. Prandaj nuk u largova, u tregova këmbëngulës me gjithë çfarë ka ndodhur. Dhe nuk do të largohem. N.q.s. shokët e tu dinë derë tjetër, të vijnë dhe të ma thonë.

Dera e mëshirës hapet përnjëherësh. Libri ndryshon. Dhe nuk ishte me rebel por njeri i mirë, jo nga njerëzit e xhehenemit, por nga njerëzit e xhenetit. Me qindra mijëra urime dhe lajme të mira!…

Ajo që na takon neve është të bëjmë punën që na takon, ashtu siç duhet e të mos përzihemi në pjesën tjetër që i takon Allahut(xh.sh). Ne jemi robër, ndërsa ai është Zoti i Botërave dhe Mëshirëploti. Ç’ka na takon neve është të bëjmë çfarë na urdhërohet dhe të mos bëjmë kundërshtime në atë që besojmë. Patjetër që ai na njeh neve më mirë se në veten dhe vepron sipas mirësisë dhe mëshirës së tij.

Lusim Allahun, mëshira e të Cilit është e pafundme, që të na bëjë të qëndrueshëm përpara lëkundjeve të kohës.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: