Dashuria e nënës

Në rritjen e mirë të fëmijëve, vendin më të rëndësishëm e zë dashuria e nënës.

Dashuria dhe kujdesi i saj nuk mund t’i mungojë asnjëherë fëmijës.

Rritja e fëmijëve ka nevojë për dashuri, mbrojtje, plotësimin e të gjitha nevojave të domosdoshme, krijimin e të gjitha kushteve për ta shkolluar dhe edukuar mirë atë.

Dashuria e nënës i duhet dhënë fëmijës që në vogëli dhe gjithnjë duhet të mbahen lidhje të ngushta midis fëmijës dhe nënës.

Për zhvillimin psikologjik dhe shoqëror të fëmijës, dashuria e nënës është tepër e rëndësishme. Një fëmijë që rritet pa dashurinë e nënës, mund të ketë mangësi në mënyrën e sjelljes së tij.

“Duaje fëmijën për veten tënde, por rrite atë për të gjithë shoqërinë.”

Postime të ngashme