A’rafi dhe banorët e A’rafit

Para se të fillojmë që të shpjegojmë Araf-in, le të flasim pak për komentin e ajeteve që kalojnë tek sureja Araf rreth ‘’ Arafit’’ dhe ‘’ Popullit të Arafit’’. Pas ajeteve që flasin rreth gjëndjes së atyre që janë në Xhennet dhe atyre që janë në Xhehenem dhe bisedat mes tyre, vijnë ajetet që kanë të bëjnë me Arafin : ‘’ Gjendet një urë midis Xhenetit dhe Xhehenemit. Ata që janë atje prej banorëvë të Arafit, i njohin prej fytyrave se kush është banor i  Xhennetit dhe i Xhehenemit. Ata i drejtohen banorëve të Xhennetit duke iu thënë: ‘’ Paqja qoftë me ju’’. Vetë nuk janë në Xhennet por kanë dëshirë që të futen.’’

‘’ Kur i kthejnë sytë nga banorët e xhehenemit thonë: ‘’ O Zoti Ynë! Mos na bashko me popullin që bëjnë zullume!’’

Populli i Arafit, atyre xhehenemlinjve që i njohin prej fytyrave iu thonë: ‘’ As ndjekësit e shumtë në botë, as pasuria dhe as mburrja juaj nuk ju bëri dobi.’ A këta janë ata banorët e dobët dhe të varfër të xhennetit që ju i përulnit të cilët nuk do të përfitojnë prej mëshirës së Allahut? Ju, O besimtarë  futuni në xhennet. Për ju nuk ka as frikë dhe as mërzitje.’’ (1)

Araf është shumësi i fjalës arf. Në tefsiret tona ka shumë shpjegime për Arafin. Por midis tyre  mendimi i shumicës së komentuesve të Kur’anit për të cilin kanë rënë dakord është: ‘’ Araf është një perde midis xhennetit dhe xhehenemit, një mur shumë i lartë dhe kodra. Ibn Abbasi thotë se: ’’ Ata që janë mbi Urën e Siratit janë të nderuarit.’’ Ndërsa Hasan Basriu thotë kështu: ‘’ Këta janë të ngarkuar prej Allahut me detyrën për të ndarë banorët e xhennetit me ata të xhehenemit. Vallahi nuk e di, por disa prej tyre janë midis nesh tani.’’ (2)

Shkaku i emërtimit “Araf” të atyre që janë në Araf është sepse i njohin njerëzit sipas punëve. Sërish ashtu siç është shpjeguar në tefsiret tona, atëherë kur Allahu do të peshojë sevapet dhe gjynahet në Mizan- Peshore dhe kur të ndajë se kush është xhennetli dhe kush xhehenemli, ata që janë me sevape dhe gjynahe të barabarta do t’i lërë të presin për një farë kohe. Ata që gjenden pranë urës së Siratit, do ta njohin xhennetliun dhe xhehenemliun; kur të shohin banorët e xhennetit do t’i thonë: “ Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi ju.”; kur të shohin nga e majta do të shohin banorët e xhehenemit, dhe duke i kërkuar mbrojtje Allahut në vendin ku janë do të bëjnë dua duke thënë: “ O Allah, mos na bëj prej këtij grupi zullumqar.” Pasi të ikin xhennetlinjtë dhe xhehenemlinjtë, Allahu do t’i mëshirojë dhe do t’i fusë në xhennet. (3)

Kur është pyetur Profeti Muhammed (s.a.s) se kush janë banorët e Arafit, është përgjigjur kështu: “ Pasi Allahu t’i ketë ndarë dhe përfunduar të gjithë robërit e Tij, do t’i kthehet atyre që kanë mbetur dhe do t’u thotë: “ Sevapet tuaja ju shpëtuan prej xhehenemit, por nuk e merituat xhennetin. Unë me mëshirën Time po ju shpëtoj prej xhehenemit. Futuni në cilin xhennet të doni.” (4)

Ka disa transmetime në të cilat thuhet se ata që janë në Araf mund të mos jenë njerëz por një grup prej engjujve. Të gjitha këto shpjegime dhe qartësime janë të kuptueshme dhe të përshtatshme sipas komentimit të ajeteve. Por sipas Ibrahim Hakkiut banorët e Arafit janë të çmendurit të cilët janë të falur prej përgjegjësive fetare dhe fëmijët e mohuesve, të cilët kur shohin xhennetlinjtë mërziten që nuk i kanë arritur mirësitë e tyre dhe kur shohin xhehenemlinjtë falenderojnë për gjëndjen e tyre, dhe kështu do të jenë atje përgjithmonë në këtë formë.

Të gjitha këto shpjegime të bëra rreth “A’raf” dhe “ banorëve të A’rafit” janë si një komentim i ajetit përkatës. Vlerën dhe rëndësinë e tyre e di vetëm Allahu.

Burimet:

  1. Sureja A’raf, 47-49
  2. et-Tefsirul Kebir, 14:87
  3. Tefsiri Taberiut, 8: 136-139
  4. Po aty.

 Përgatiti: Andreot Sefa

Postime të ngashme

%d bloggers like this: