Disa këshilla nga Omeri (r.a)
-Mos u fut në rrugë të shtrembër nga nami i dikujt.
-Mos gjyko njeri vetëm me mënyrën se si kryen namazin dhe agjërimin; më mirë vështro në drejtësinë dhe mençurinë e tij.
-Ai që di të ruajë të fshehtat e tij është i aftë të kontrollojë punët e tij.
-Ki frikë nga personi që e urren.
-I kujdesshëm është ai që arrin të vlerësojë veprimet e tij.
-Ai që ka një ide se ç’është djalli mund të bjerë lehtë në kurthin e tij.
-Gjyko mbi inteligjencën e njeriut në mbështetje të çështjeve për të cilat ai pyet.
-Kënaqësia dhe mirënjohja janë dy virtyte të mëdha; ju nuk duhet t’i kushtoni vëmendje cilën nga ato keni fituar.
-Ji mirënjohës ndaj atij që të vë në dukje të metat e tua.