Kush erdhi në namaz?

Një ditë Ramazani, halife Harun Reshidi i tha Behlul Danasë:

-Shko në xhami të falësh namazin e akshamit dhe fto për iftar të gjithë ata që janë duke u falur.

Hyri koha e namazit të akshamit. U thirr ezani. Në xhami kishte disa rreshta xhemati. Pas faljes së namazit, Behlul Dana doli nga xhamia i shoqëruar me pesë vetë. Halifeja u habit.

– Vetëm kaq?! Unë i ftova që të vinin për iftar të gjithë ata që ishin duke falur namazin e akshamit, ndërsa ju më keni sjellë vetëm pesë vetë.

Behlul Dana iu përgjigj:

– I nderuari mbreti im! Ju më thatë që të ftoja për iftar ata që falin namaz dhe jo ata që vijnë në xhami. Pas namazit qëndrova tek dera e xhamisë dhe e pyeta secilin që doli nga xhamia se cilën sure këndoi imami në namaz. Shumica e xhematit nuk e mbante mend se cilën sure kishte kënduar imami. Vetëm këta persona që ju solla, e mbanin mend. Kishte shumë njerëz në xhami, por ata që e falin namzin me vëmendje dhe sinqeritet ishin vetëm këta që ua solla.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: