Thënie të arta
-Të jesh i ngadaltë drejt qëllimit tënd, është më mirë sesa të jesh i shpejtë, por pa asnjë qëllim.
-Kërkoni falje, sepse në kërkimin e faljes ka mirësi, lehtësim dhe largim të sprovave.
-Nëse dëshiron që të jesh udhëheqës mbi të tjerët, së pari duhet të jesh udhëheqës i vetes tënde dhe nëse nuk mund të udhëheqësh veten tënde, atëherë mos harro se vetëm i ke hapur derën djallit që të udhëheqë me ty.
-Nuk ka gëzim, qetësi e as lumturi përveçse në të afruarit tek Allahu (xh.sh). Çdo lumturi e kësaj bote është e kotë dhe kalimtare, përderisa është larg kënaqësisë së Allahut (xh.sh).
-Duhet të bindesh në atë se qëllimet e tua janë të arritshme e nëse e bën këtë, atëherë mendja jote do të kërkojë mënyra për të realizuar qëllimet e tua. Mos lejo asnjëherë, që frika dhe pasiguria të jenë pengesë e realizimit të qëllimeve të tua, por çdo herë mbështetu tek Allahu (xh.sh).