Këshilla të arta

Pastro nijetin, forco vullnetin, pastro zemrën, ndiz nostalgjinë dhe motivo harenë.

Shpejto për pendim, shto istigfarin, lësho lotët e pendimit dhe lutu për faljen e gjynaheve.

Përpiqu që të arrish tekbirin fillestar të çdo namazi, fali namazet nafile dhe shtoji veprat e mira.

Fal namaz nate, mos iu ndaj duasë së kunutit, qëndro gjatë në sexhde, lutu herët në agim dhe mbushe pjesën e fundit të natës me istigfar.

Lidhu fort pas leximit të Kuranit, zbukuroji netët dhe ditët me leximin e tij.

Vizitoji të afërmit, fali ata që të kanë hyrë në hak, sillu mirë me fqinjët dhe mbuloji me dashuri familjarët, bashkëshorten dhe fëmijët.

Vendos një program besimi me familjen tënde, me qëllim që të përfitoni nga këto thesare të vyera: lexim Kurani, biseda historie, namaz nate bashkërisht, momente dhikri, përkujtesa të shkurtra dhe mos harro se koha është e vyer.

Përkujtoji vëllezërit, motrat, prindërit dhe të gjithë të dashurit e tu me lutje dhe mos nguro të interesohesh për ta në çfarëdolloj forme të mundshme.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: