Teube (Pendimi)

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا تُوبُوا إِلَى اللَّهِ تَوْبَةً نَّصُوحًا عَسَى رَبُّكُمْ أَن يُكَفِّرَ عَنكُمْ سَيِّئَاتِكُمْ وَيُدْخِلَكُمْ جَنَّاتٍ تَجْرِي مِن تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ ……

Falenderimet lavdërimet qofshin për Allahun (xh.sh), falje dhe ndihmë veç prej Tij kërkojmë, atë që Allahu e udhëzon në rrugë të drejtë nuk ka kush pos tij ta humbë atë dhe ai i cili e lë veten e tij në humbje ska kush pos Allahut (xh.sh) ta udhëzojë atë .Përshëndetjet më të bukura qofshin për Pejgamberin (s.a.s) për familjen e tij , për shokët e tij dhe për të gjithë ata që e ndoqën dhe do e ndjekin rrugën e tij deri ne Ditën e Gjykimit .

Njeriu gjatë gjithë jetës së tij është i rrethuar nga armiq te tij prej xhindëve, njerezve dhe prej shejtanëve që e shtyejnë atë në kryerjen e gjynaheve të vogëla apo të mëdha dhe njeriu si një qënie e nxituar, e dobët, gabimtare bie pre e këtyre sulmeve dhe ngacmimeve të këtyre qënieve dashakeqe . Qëllimi i të cilave është që ta fusin njeriun në batakun e pafundë të mëkateve duke e bërë njeriun të mendojë se nuk do të mëshirohet më, ose do ti humbë shpresat nga mëshira hyjnore,që portat e faljes tani janë mbyllur për të, por përkundrazi Allahu (xh.sh) në një ajet Kuranor na thotë kështu : “Allahu dëshiron që tjua pranojë pendimet tuaja , por ata që jepen pas epsheve , dëshirojnë që të largohen krejtësisht nga udha e drejtë . Allahu dëshiron që tjua lehtësojë (barrën ) , pasi njeriu është krijuar si qënie e pafuqishme

Por kjo pasi robi të kryej një pendim të sinqertë te Zoti i tij i cili ia premton se, nëqoftëse robi do të pendohet dhe do të kthehet tek Ai me një zemer te pastër, Ai do tia shndërrojë në sevape këto mëkate që ai ka bërë, për shkak të  teubes, pendimit të tij .

Teube (të pendohesh) do të thotë te kthehesh, pra të kthehesh nga kryerja e një pune të keqje për te Zoti i Botërave i cili është i Adhuruari i Vetëm. Robi duke pranuar dobësinë dhe duke braktisur dëshirën  e nefsit për të kryer këto vepra te papëlqyera nga Allahu (xh.sh), i kthehet pranuesit të pendimeve derë e cila nuk mbyllet kurrë. Në një hadith Pejgamberi (s.a.s) thotë: “Allahu ia pranon pendimin robit të tij deri në momentin kur ti vij shpirti te fyti” pra duke pare që kjo mundesi ne na është dhënë nga më i Mëshirëshmi i të Mëshirëshmëvë ne gjithmonë per çdo gabim tonin të madh apo të vogël duhet të kthehemi tek Ai me një sinqeritet te plotë. Në një tjetër hadith Pejgamberi (a.s) thotë :

يا أيها الناس توبوا إلى الله واستغفروه فإني أتوب إلى الله في اليوم مائة مرة

O ju njerës pendohuni tek Allahu dhe kërkoni falje prej Tij , sepse Unë pendohem tek Ai 100 herë në ditë

Duke parë këtë këshillë të dhënë nga Krenaria e Njerëzimit të cilit pavarsisht se i ishin falur të gjitha mëkatet e shkuara dhe të ardhme  Ai prapëseprapë kërkonte falje nga Falësi i Vetëm i tyre, po ne të cilët në cdo moment të jetës tonë bëjmë mëkate, a nuk duhet të bëjmë edhe ne të paktën të njëjtën pendim që bënte i Dashuri jonë? Ai që ne gjithmonë duhet të marrim shëmbull në cdo sferë të jetës tonë

Allahu i ka hapur dyert e tij të faljes për te gjithë të penduarit, e zgjat Dorën e Tij gjatë natës për të falur mëkatarin e ditës dhe e zgjat Dorën e Tij gjatë ditës për të falur mëkatarin e natës, në një hadith kudsij thotë “O robërit e Mi ! Ju bëni mëkate natë e ditë e Unë i shlyej të gjitha mëkatet . Pra, kërkoni nga Unë falje dhe Unë tju fal!

Allahu (xh.sh) i ka dhënë mundësinë njeriut që me pendimin e tij menjëherë pas kryerjes së mëkatit ai të kryej një punë të mirë që vepra e kryer më parë ti fshihet dhe ti kompensoje dëmin e atij mëkatit te kryer, përvec kësaj dhe adhurimet obligative të cilat ne kryejme Allahu (xh.sh) na i ka bërë si mundësi për faljen e mëkateve tona  duke bërë që mëkatet nga një vakt namazi deri në namazin tjetër të na falen, nga Xhumaja në Xhuma, nga  Ramazani në Ramazan duke na dhënë mundësi pastrimi dhe shpëtimi prej ketyre mëkateve .

Të nderuar besimtarë!

Robi nëse i drejtohet  me synim për tu penduar me të vërtetë dhe i bindur në mëshirën e Allahut dhe përpiqet gjithmonë të bejë vepra të mira në zemrën e tij do depërton qetësia ,dhe do të hapen dyert e shpresës. Allahu (xh.sh) thotë: “O ju , që keni besuar ! Kthehuni tek Unë me një pendim të sinqertë, që Zoti juaj tjua shlyejë gabimet e tju shpjerë në kopshte , nëpër të cilat rrjedhin lumej, Ditën kur Allahu nuk do ta turpërojë Pejgamberin dhe ata që besuan bashkë me të. Drita e tyre do të shkëlqejë para tyre dhe në të djathtën e tyre. Ata do të thonë: O Zoti ynë përsose dritën tonë dhe falna Ne! Vërtet Ti je i Fuqishëm për cdo gjë”

Allahu gëzohet me pendimin e robërve të Tij! trasmetohet nga Enes ibn Maliku se Pejgamberi (a.s) ka thënë : Allahu gëzohet më tepër kur robi i Tij pendohet se sa ndonjëri prej jush nëse do të kishte qenë në një shkretëtirë të madhe me devenë e tij, e ajo papritmas humbet, e mbi të ka patur të ngarkuar ushimin dhe pijen e tij. (pasi që e kërkon) humbë shpresat se mund ta gjej, shkon dhe shtrihet nën hijen e një druri. Pasi që humbë shpresat, duke pushuar, papritmas sheh devenë që  është kthyer pranë tij. E kapë atë prej kapistrit  të saj dhe nga gëzimi i madh thotë: o Allahu im, Ti je robi im kurse unë jam zoti yt, gabon për shkak gëzimit të madh.Sic shihet Allahu(xh.sh) kënaqet shumë kur robi i Tij pendohet saqë Profeti (a.s) e shpreh me këtë krahasim kaq të bukur. Të penduarit është prej cilësive të besimtarit  sepse Pejgamberi (a.s) e përkufizon si të tillë: Besimtari e shikon mëkatin e tij si një mal dhe vazhdimisht ndjehet i shqetësuar dhe i penduar për kryerjen e tij , kurse hipokriti e shikon mëkatin e tij si një mizë të vogël në hundën  e tij dhe nuk pendohet për të . Pendimi ka një fillim dhe një mbarim; Fillimi është të kthehesh tek Allahu duke iu kushtuar rrugës së Tij të drejtë me sinqeritet dhe me një devotshmëri te madhe, në rrugën që e ka urdhëruar Allahu: “Dhe,që, kjo është rruga ime e drejtë; prandaj ndiqeni, emos shkoni rrugëve të tjeraqë t`ju shmangin ato nga rruga e Tij.” Kurse mbarimi i këtij pendimi është në jëtën e amshuar, pra ndjekja e rrugës së drejtë shërben si lidhëse për me kënaqësinë e Zotit, kush kthehet në këtë botë tek Allahu me pendim, ka për t`u kthyer me shpërblime të pakufishme nga ana e Allahut në botën e amshuar. Allahu na urdhëron në këtë mënyrë në ajetin e mëposhtëm: “E, ai që pendohet dhe punon vepër të mirë ,është i kthyer krejtësisht kah Allahu”

Allahu na bëftë prej robërvë të  Tij të sinqertë dhe prej të cilëve për cdo gabim dhe mëkat që kryejmë të pendohemi tek Ai dhe prej Tij falje të kërkojmë.

Postime të ngashme