Ajetet e kumtimit!
Ftesa e njerëzve në fe bëhej në shtëpinë e Ibn Erkamit, në mënyrë të fshehtë, njerëzit ftoheshin tek e tek në fe, nuk mundej që të bëhej një ftesë e hapur. Pavarësisht kësaj hipokritët Mekas nuk linin asnjë mundësi tu shkonte dëm, pa e përdorur kundër besimtarëve. Më pas vijnë ajetet kuranore të cilat i flisnin besimtarëve për surprizat që i prisnin në ditët në vazhdim. I vetmi vend ku besimtarët mbështeteshin ishte profeti Muhamed (s.a.s), i cili i ushqente ata me nektarin e shpalljes hyjnore, duke u bërë për ta një udhërrëfyes dhe udhëndriçues.
Kishin kaluar tri vite që nga fillimi i zbritjes së ajteve kuranore në shpellën Hira. Profeti (a.s) kujdesesh vetë për kumtimin e fesë dhe ftesën e tyre në Islam. Shtëpia e Ibn Erkamit ishte shndërruar me të vërtetë si një sofër e Rrahmanit (Mëshiruesit), ku sahabët çdo ditë ushqeheshin prej saj. Ky ishte vendi ku ata nisën të marrin ngjyrën e islamit dhe pak nga pak filluan të lyenin dhe të tjerët prej asaj boje të shndritëshme. Po afrohesh koha kur ajo sofër po bëhej e vogël dhe e ngushte për numrin e besimtarëve që sa dita kalonte shtoheshin.
Në këto kohë atmosfera kishte ndryshuar dhe dukej se po vinte një shpallje e re hyjnore, e cila do t’i udhëzonte ata; “Ti prediko haptazi atë që të është urdhëruar dhe largohu nga idhujtarët. Ne të mjaftojmë ty kundër atyre që të tallin, e të cilët, përveç Allahut, adhurojnë edhe zot tjetër. Do ta marrin vesh mirë ata” (Hixhr, 94-96).
Me një urdhër hyjnor do të mbyllej një epokë ku besimtarët ushqeheshin vetëm prej profetit (a.s), mesa dukej kishte ardhur koha që këta persona të dilnin dhe të hidhnin hapat e parë në kumtimin e Islamit. Tashmë majaja e besimit kishte zënë tek ata dhe ata ishin bërë persona të aftë në shpjegimin e fesë. Këtej e tutje sjelljet tallëse dhe poshtëruese të politeistëve Mekas nuk ishin më problem për ta. Kishte shumë njerëz të cilët prisnin shpëtimtarët dhe udhërrëfyesit e tyre drejt Krijuesit të botëve, saqë nuk ja vlente të merreshe me fjalët e disa të paudhëve.
Përgatiti: Marius Tafani